E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, akuzohet për trafik makinash, në pranga i kërkuari

>Policia e Fierit, në vijim të aksioneve të saj për trafikun e mjeteve motorike, i cili është shtrirë në të gjithë qarkun e Fierit, ka nisur së fundmi një procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Shkëlqim Goga. Ky i fundit është banor i lagjes Kastriot në qytetin e Fierit. Sipas policisë, mbi të rëndon akuza e trafikimit të mjeteve motorike, ndërsa në një komunikatë për shtyp Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka treguar se ky aksion do të vijojë edhe gjatë gjithë muajit shkurt. Ndërkohë, po sipas burimeve policore bëhet e ditur se shtetasit Goga i është bllokuar edhe automjeti tip BMË me targa TR 2555 M, e cila me dokumente rezultonte të ishte e këtij shtetasi, por në bazë të informacioneve që posedonte policia e Fierit rezultonte që mjeti në fjalë të ishte i vjedhur në Suedi që prej vitit 2004

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›