E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier arrestohen autoret e grabitjes

Dy persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Fierit si autorë të grabitjes me armë të një argjendarie, ngjarje kjo e ndodhur më 5 korrik në qytetin e Fierit. Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar ‘Hap pas Hapi ‘ duke bërë të mundur arrestimin e shtetasve Ardit Fejzullai, 21vjeç banues ne Fier, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes. Armando Mita, 20 vjeç, banues në Fier, i padënuar më parë. Ndalimi i këtyre shtetasve u bë për veprën penale të “Vjedhjes me armë të kryer në bashkpunim.Shtetasit e lartëpërmendur me datë 5 korrik në lagjen “ Kongresi i Përmetit “, të qytetit të Fierit, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur argjendarinë e shtetasit Ilia Kabuci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›