Tafaj Maturantet zgjedhin programet qe ofrojne mundesi punesimi
Maturantët këtë vit i kanë orientuar zgjedhjet e tyre drejt atyre programeve të studimit, në të cilat vendi ofron më tepër mundësi punësimi. Fakulteti i Mjekësisë nuk është më ai më i preferuari, pasi sipas ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj ai po konkurohet me forcë nga fakulteti ekonomik. Degët e tij si informatika ekonomike apo ekonomiksi tha ministri Tafaj gjatë një interviste në Abc News, janë ato që kanë tërhequr këtë vit më së shumti kandidatët për studentë.
Ndonëse në këto degë numri i pranimeve nga viti në vit po njeh rritje Ministria e Arsimit ka ndërmarrë një sërë investimesh për t’i dhënë zgjidhje infrastrukturës, mungesa e së cilës në të shumtën e rasteve është bërë shkak për zhvillimin e mësimit me turne.
E ndërsa rritja e cilësisë mbetet tashmë prioritet kryesor këtë vit sipas ministrit të Arsimit do të ndiqen të njëjta kritere pranimi si për ata studentë që dëshirojnë të vazhdojnë universitetin në publik ashtu edhe në privat.