E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, arrestohet 20-vjeçari përdorues i drogës

FIER - Blutë e Fierit kanë vënë në pranga 20-vjeçarin Donald Abedini nën akuzën e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike". 20-vjeçari Abedini, lindur në Elbasan dhe banues në Fier i padënuar më pare, është kapur me një sasi rreth 13,1 gramë lëndë narkotike kanabis sativa, të cilën e kishte në xhep.
20-vjeçari njihet si një përdorues droge dhe ka qenë herë pas here objekt i kontrolleve policore si personal, ashtu dhe në banesën e tij. Kanë qenë disa informacione të marra në rrugë operative ato që kanë dhënë sinjale për posedimin e kësaj sasie lënde narkotike në momentin e ndalimit prej patrullës policore dhe kontrollit trupor të tij. Nga burimet zyrtare mësohet se 20- vjeçari është ndaluar në një nga lokalet e qytetit të Fierit dhe është nxjerrë jashtë për t'iu nënshtruar kontrollit. Në momentin e kontrollit atij i janë gjetur në xhep 3 qese farmacie, të cilat së bashku kanë rezultuar me peshë neto 13,1 gram lëndë narkotike kanabis sativa. Dyshohet se 20-vjeçari ishte edhe shpërndarës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›