E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, vijojnë reagimet mbi pronësinë

VLORË - Shoqata e mbrojtjes së tokave të bregdetit (Orikum) ka reaguar dje ndaj vendimit të qeverisë së dy ditëve më parë për mënyrën e ndarjes së tokave në përgjithësi, si dhe ato që janë dhënë me ligjin 7501. Anëtarët e shoqatës janë shprehur se nuk do të njohin asnjë vendim të qeverisë, si dhe i bëjnë thirrje deputetëve të parlamentit të mos miratojnë vendimin e qeverisë, sepse nuk është i drejtë. Siç thanë përfaqësues të shoqatës, me vendimin e fundit të qeverisë pronarët që kanë përfituar me 7501-shin, iu hiqet dhe iu jepet sipas vendimit të qeverisë të ditëve të fundit 500 - 700 metër katrorë. Përfaqësuesit thanë se do ta kundërshtojnë këtë vendim me të gjitha format demokratike, si dhe do të intensifikojnë protestat, madje po përgatiten të hyjnë në grevë urie, nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh. Ata thanë se do të qëndrojnë në grevë urie, derisa toka që u është dhënë në përdorim, të jepet në pronësi 100 %. Në të kundërt, thanë ata, do të dalim nga greva e urisë të vdekur burra dhe gra.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›