London 2012 perjashtohet sportisti per shkak te mesazheve raciste

Një tjetër sportist e pëson për shkak të racizmit në Londër 2012. Futbollisti zviceran Mishel Morganela, u përjashtua nga vetë skuadra olimpike e Zvicrës pasi u akuzua për mesazhe ofenduese në Tëitter ndaj futbollistëve koreanojugorë, pas një ndeshjeje mes dy ekipeve. Shefi i ekipit olimpik zviceran, Zhan Zhili, shpjegon.
“Si pasojë e një sjelljeje të tillë, Mishel Morganelës, pasi u diskutua edhe me Federatën Zvicerane të Futbollit, do t’i hiqet menjëherë akreditimi olimpik dhe pjesëmarrja në vijim në turneun olimpik. Me mesazhin e tij në Tëitter, në lidhje me ndeshjen ndaj Koresë së Jugut, Mishel Morganela diskriminoi, ofendoi dhe dhunoi dinjitetin e ekipit të futbollit të Koresë së Jugut dhe popullin koreanojugor”.
Morganela shkroi fjalinë e tillë: Unë dua t’ju godas o koreanojugorë, digjuni në zjarr”. Më parë, atletja greke Paraskevi Papahristu u përjashtua po nga ekipi i saj olimpik për mesazhe ofenduese në Twitter ndaj emigrantëve afrikanë në Greqi.