Zhduken 150 mijë USD e ryshfetit
Zhduket shuma 150 mijë dollarë amerikanë e dyshuar si pagesë ryshfeti për ish-zyrtarët e arrestuar për korrupsion me tenderat e rrugëve.
Trazhgim Sokolaj
Policia dhe Prokuroria nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të pagesës në shumën 150 mijë dollarë, që firmat e ndërtimit kishin paguar kapar kundrejt premtimit se do të ishin fituese në tenderat e zhvilluar në gusht 2007 nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Përfituesi i kësaj shume, sipas provave që zotëron Prokuroria, është Ilirian Berzani, ish-drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve. Ai dyshohet se mund ta ketë ndarë këtë shumë me persona të tjerë të akuzuar në dosjen e korrupsionit në tenderat e rrugëve. Shërbimet e policisë dhe organi i akuzës, konkretisht Njësia Task-Forcë Antikorrupsion, kanë provuar se pagesa është bërë, por asnjë qindarkë nga shuma e ryshfetit nuk është gjetur më pas. Pagesa është bërë më 10 gusht 2007 pas një takimi të personazheve në zonën pranë “21 Dhjetorit” në Tiranë. Pasi gjeti prova dhe fakte se pagesa e shumës financiare ishte bërë, Prokuroria arrestoi pesë zyrtarë të Ministrisë së Transporteve dhe Drejtorisë së Rrugëve bashkë me pronarët e dy firmave fituese në tendera, “Arifaj e Vllazërimi”, të cilat kishin bërë pagesën. Në këto kushte, pas arrestimit të personave të pandehur, Prokuroria e Policia kërkuan gjurmët e shumës së 150 mijë dollarëve, por nuk gjetën asnjë shenjë të tyre. Të akuzuarit kryesorë në këtë dosje janë ish-zv.ministri i Transporteve, Nikolin Jaka dhe ish-drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Ilirian Berzani.
Përgjimi
Personazhet kanë qenë në përgjim dhe nga regjistrimi i telefonatave, sipas Prokurorisë, ka rezultuar se në orën 20:30 të asaj mbrëmje, Ilirian Berzani është takuar me Skënder Bokçiun, të dy të arrestuar në shtator 2007 gjatë aksionit “Duar të Pastra”. Takimi është zhvilluar në vendin e quajtur rruga “Frederik Shiroka”, përpara barit me çadra blu, në afërsi të supermarketit J&G, pronë e Bashkim Kamberit, edhe ky i arrestuar më pas. Berzani e Bokçiu kanë biseduar për pak minuta në këmbë dhe në orën 20:50, Skënder Bokçiu është larguar nga Ilirian Berzani dhe së bashku me Isuf Ukperajn, pronar i firmës fituese në tender, kanë dalë nga bari. “Skënder Bokçiu ka pasur në dorë një qese të bardhë dhe pasi hipën në mjetin e tij largohet. Ilirian Berzani vazhdon bisedën me Bashkim Kamberin, i cili ishte i pranishëm në klub. Ata më pas janë ulur në një piceri. Shoferi i Ilirianit, së bashku me shtetasin e pranishëm në takimin me Skënder Bokçiun, largohen me makinën e Ilirianit”, thuhet në dosje. Sipas saj, në orën 21:28 të së njëjtës mbrëmje, Skënder Bokçiu telefonon Ilirian Berzanin, duke i thënë: “Ik fli rehat sonte. Shko në shtëpi tashti, çfarë pret?”. Në orën 21:50, Ilirian Berzani merr në telefon të njohurin e tij, shtetasin Elton Resuli, i cili komunikon: Iliriani: Hë Tono? Eltoni: I mora unë ato. Iliriani: Komplet? Eltoni: Po, po komplet. Një bisedë e tillë e përgjuar, sipas Prokurorisë, konfirmon se Ilirian Berzani ka qenë në dijeni të pagesës që do të merrnin njerëzit e tij. Sipas akuzës, zyrtari i lartë i rrugëve ka pasur dijeni edhe për shumën, pasi siç del nga përgjimi, ai ka pyetur Enton Resulin nëse i kishte marrë të gjitha paratë, kurse ky i fundit ka qetësuar drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve të ishte i qetë, pasi gjithçka ishte në rregull.
Të arrestuarit
Nikolin Jaka
Ilirian Berzani
Bashkim Kamberi
Arjan Sheti
Xhevahir Muçogllava
Skënder Bokçiu
Isuf Ukperaj
Përgjimi
Skënder Bokçiu telefonon Ilirian Berzanin, duke i thënë:
“Ik fli rehat sonte. Shko në shtëpi tashti, çfarë pret?”.
Në orën 21:50, Ilirian Berzani merr në telefon Elton Resulin:
Iliriani: Hë Tono?
Eltoni: I mora unë ato.
Iliriani: Komplet?
Eltoni: Po, po komplet.