Fier, bllokohen 60 automjete
Policia e Fierit ka bllokuar vetëm gjatë dy javëve të fundit 66 automjete. Sipas kreut të rrugorëve Fier, Pëllumb Këçuku, konfirmohet se pjesa më e madhe e automjeteve të bllokuara kanë qenë automjete që punonin në mënyrë ilegale në shërbimin "Taksi". "Nga 66 mjete të bllokuara vetëm për dy javë, 40 prej tyre janë makina me targa të bardha që shërbenin si taksi, duke u kthyer kështu në konkurrente jo ligjore të mjeteve me targa të verdha. Por, përveç këtyre makinave pirate, policia e qarkullimit rrugor Fier ka bllokuar edhe furgonat që kanë shkelur rregullat e qarkullimit dhe i janë afruar qendrës së qytetit, ndërkohë që nuk lejohen. Të gjitha automjetet e bllokuara kanë qenë në qendër të vëmendjes së shefit të komisariatit, si dhe sektorit të qarkullimit rrugor në Fier", tha Këçuku. Gjithashtu, dosjet e makinave të bllokuara tregojnë se një shkak tjetër i vendimit për bllokim të tyre ka ardhur edhe si rrjedhojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit nga ana e drejtueseve.