Fier, dhunohet sërish personeli i urgjencës
20/02/2009 Një shtetas i dehur ka fyer bluzat e bardha dhe ka shkatërruar ambientet e spitalit.
Ankohen të sëmurët dhe bluzat e bardha: Patrullë policie 24 orëshe
FIER- E ndërsa një ditë më parë shërbimi spitalor i repartit të urgjencës në spitalin civil të Fierit ka qenë duke përballuar agresionin e 6 personave, të cilët të irrituar kanë sharë, fyer dhe thyer derën kryesore të shërbimit të repartit të urgjencës, një fenomen tjetër ka shqetësuar sërish këtë repart. Një person i dehur ka shqetësuar mjekët dhe infermieret e këtij reparti. Ai ka shkatërruar gjithçka dhe duke prishur rregullin dhe qetësinë në repartin e urgjencës. Kanë qenë pacientët ata që kanë kërkuar ndihmën e parë dhe ndërsa janë lajmëruar menjëherë edhe uniformat e policisë. “Ka qenë një i dehur që ka një të afërm të sëmurë me zemër”, –ka thënë një i afërm i një pacienti tjetër, i cili ka shkatërruar gjithçka që ka dalë para, ka sharë dhe fyer me zë të lartë. Ose bini policinë, ose ndryshe merrem unë me të”, është shprehur ai. Mjekët e spitalit civil të Fierit janë shprehur pas shoqërimit të të dehurit në polici, se kjo situatë është e përsëritur dhe se duhen të merren masa urgjente për të zgjidhur këtë problem mjaft shqetësues, pasi ky nuk është rasti i parë. “Çdo natë këtu ka raste të tilla me persona të dehur”,-thotë infermieri Siri Ymeraj. Mendoj se faj ka organizimi i punës në repartin e pranim-urgjencës. Ne kemi vetëm një dhomë me 7 shtretër. Në këta 7 shtretër do të trajtohet i sëmuri me zemër, me sëmundje të tjera dhe aty do të trajtohen edhe të dehurit”. Duket se zgjidhja e tyre e vetme është që nja patrullë policore të jetë 24 orë në këtë spital.