Vlorë, moti i keq pezullon lundrimet
20/02/2009 Deti, deri në 9 ballë, shefi i kapitanerisë së portit, urdhër për mosnisjen e trageteve
Reshjet e dendura të dëborës dhe i ftohti përfshijnë gjithë vendin. Probleme në qarkullim
Moti i keq nuk është shoqëruar vetëm me temperatura të ulëta dhe rënie dëbore deri në afërsi të kodrave të qytetit të Vlorës, por edhe me fortunal të madh në det çka ka detyruar mosnisjen e trageteve drejt porteve të Italisë.
Pezullimi
Mëngjesi i djeshëm ka ardhur në këtë qytet me aromën e dëborës që kishte rënë deri në afërsi të qytetit në kodrat mbi Ujin e Ftohtë në malin e Shashicës dhe në gadishullin e Karaburunit. Por gjatë orëve të mëngjesit janë shtuar shumë edhe erërat që frynin nga të gjitha anët dhe që janë shoqëruar edhe me shi të dendur që në disa momente është shndërruar në breshër. Erërat e forta kanë egërsuar dhe detin që në orët e mbërritjes së trageteve ka qenë shumë i qetë. Në këtë mënyrë zbarkimi i tyre ka qenë po ashtu normal dhe janë bërë përpunimet e të dy trageteve pa probleme. Mirëpo menjëherë kanë filluar erërat e forta që kanë detyruar autoritetet portuale për të marrë masa të rrepta për të mos pasur avari në port. Menjëherë është dhënë urdhri për daljen në det të hapur të të gjitha anijeve që ndodheshin në atë moment në kalatat e portit, të anijeve të transportit, por edhe të të dy trageteve që ndodheshin në kalatën numër 1. Siç bën me dije drejtori i Drejtorisë rajonale të Kufirit dhe Emigracionit dhe shefi i kapitanerisë së portit Anastas Goga, menjëherë është përpiluar urdhri për këtë qëllim dhe më pas ka filluar komunikimi me pronarët e trageteve për të mos u bërë nisja e tyre për në Itali. Sipas të dy drejtuesve, në bregdet valëzimi ka qenë deri në 6-7 ballë, ndërkohë që në det të hapur valëzimi ka qenë deri në 9 ballë. Ky valëzim ka qenë i mjaftueshëm për të mos i lënë tragetet të dalin në det të hapur. Ata kanë qëndruar në gjirin e Vlorës derisa të bjerë valëzimi dhe të jepet urdhri për t’u nisur drejt shtetit fqinj.
Reshjet
Reshje të dendura dëbore ka pasur gjatë gjithë natës duke u gdhirë e enjte dhe sidomos në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Probleme të mëdha janë konstatuar sidomos në verilindje të vendit, në Kukës, Dibër dhe Tropojë ku shumë komuna janë bllokuar tërësisht për shkak të dëborës. Ndërkohë dhe në qarkun e Elbasanit janë regjistruar reshje të mëdha, sidomos në Qafë-Kërrabë, Qafë-Thanë dhe disa komuna të thella të Elbasanit. Rruga nacionale Elbasan-Librazhd paraqitet e kalueshme me anë të zinxhirëve në shkollën e Gracenit, në Labinot Mal e në disa zona të thella të qarkut të Elbasanit nuk është zhvilluar mësim. Probleme janë konstatuar edhe në komuna të thella si ajo e Gjinarit, Labinot-Mal, Funar ku mësohet se është i bllokuar segmenti rrugor Letan-Mollagjesh. Segmenti i Qafë-Thanës ka qenë i kalueshëm me vështirësi. Ndërsa të bllokuara paraqiten zonat e Qarrishtës ku dy fshatra konsiderohen të bllokuara dhe ajo e Rrajcës. Dhe Berati paraqitet problematik, pasi sipas të dhënave të para vështirësi në qarkullim si pasoj e reshjeve të dëborës ka pasur në vendin e quajtur Qafa e Sqepurit përgjatë aksit rrugor Berat –Fier ku trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 centimetra. Po ashtu në Shkodër dëbora e rënë për rreth 18 orë pa ndërprerje ka mbuluar me trashësi të madha të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës. Vetëm qyteti i Shkodrës është llogaritur si me trashësinë më të vogël me rreth 40 centimetër, pasi qytetet dhe fshatrat e ulëta të qarkut kanë pasur një trashësi prej më se 50 centimetër. Ndërkohë trashësia e dëborës në zonat malore të qarkut të Shkodrës ka arritur në 1 metër. Situata e ditës së sotme konsiderohet si e njëjtë me atë të vitit 1985. Dëbora e rënë ka krijuar vështirësi në qarkullim dhe në disa akse nacionale rrugore. Kështu aksi Shkodër-Hani Hotit është bllokuar, Shkodër- Pukë qarkullohet me zinxhirë, ndërsa Pukë-Qafë Mali është thuajse i pakalueshëm.