Fier, ekstradohen nga Greqia dy të shumëkërkuar
Dy persona të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale janë ekstraduar mesnatën e kaluar nga Greqia. Arrestimi dhe riatdhesimi i tyre ka ardhur falë bashkëpunimit mes zyrës së Interpol Tiranës dhe Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, mbi bazën e informacioneve të grumbulluara nga kjo e fundit.
Manol (Dashnor) Dyle, 42 vjeç, banues në Roskovec, ka qenë një i burgosur dhe i arratisur nga burgu në vitin 1997. 42-vjeçari Dyle është dënuar në vitin 1995 nga Gjykata e Apelit Tiranë me 20 vjet burg për veprën penale të "vrasjes me dashje për motive të dobëta". Në këtë vit, kur ishte 29 vjeç, ai ka vrarë bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në Roskovec dhe motivi i dalë në kohën e gjykimit të çështjes ka qenë xhelozia. Pas përfundimit të gjykimit, edhe nga Apeli i Tiranës ai u dënua me 20 vjet burg dhe u dërgua për të vuajtur dënimin në Burgun e Kosovës në Lushnjë. Por, në vitin 1997, pasi kishte bërë rreth 2 vjet nga dënimi, ai u arratis duke përfituar nga trazirat që përfshinë vendin dhe shkoi në Greqi. Pikërisht në këtë shtet ai është pikasur falë informacioneve që kishin arritur të grumbullonin strukturat policore të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier dhe arrestuar 11 vjet më pas nga Interpoli, që ka bërë edhe ekstradimin e tij. Dje ai është ridërguar në burg për të vazhduar dënimin e mbetur. Personi tjetër i ekstraduar dje nga Greqia është Kastriot Rrokaj, banues në fshatin Varibop të Komunës Cakran të rrethit Fier. 33-vjeçari Rrokaj është dënuar në mungesë nga Gjykata e Rrethit Fier me 11 vjet burg për veprën penale të "shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese".