E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga 50-vjeçarit, tentoi të përdhunonte

Arrestohet 50-vjeçari, tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me fqinjën e tij bashkëmoshatare. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 16 të qytetit bregdetar të Durrësit. Burime nga Komisariati i Policisë në këtë qytet bënë të ditur dje se është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Pashk Gjonaj, lindur në Laç dhe banues në lagjen numër 16 të Durrësit. Ndonëse i martuar, 50-vjeçari Gjonaj ka tentuar të përdhunojë një grua 53-vjeçare, banore e së njëjtës lagje. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur paraditen e së premtes, rreth orës 09:30, kur Gjonaj ka kërkuar të shuajë epshet e tij të sëmura, por 53-vjeçarja ka bërë rezistencë, çka e dëshmojnë dhe plagët e shkaktuara në trupin e saj nga përleshja me Gjonajn. Gjatë kryerjes së veprimeve të para hetimore, eksperti mjeko-ligjor konstatoi dëmtime fizike në pjesë të ndryshme të trupit të së dëmtuarës. Ndaj agresorit nisi hetimi nga prokuroria për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›