"Gërdeci", nën hetim edhe dy zyrtarë të tjerë
Pesë persona janë marrë nën akuzë si shkaktarë të tragjedisë së Gërdecit. Prokuroria e Tiranës tha dje se, krahas hetimeve për tre të arrestuarit Mihal Delijorgji, Ylli Pinari dhe Dritan Minxholi, ka marrë nën hetim edhe Sokol Ngjeçin mbikëqyrësin e fabrikës së Gërdecit në emër të ndërmarrjes "Meico" dhe Dashnor Çaushin, shefin e Logjistikës në FA. Ndërkohë, prokurori që drejton hetimet e çështjes së tragjedisë së Gërdecit, Genci Qano, ka bërë të ditur dje se nga hetimet do të përcaktohet edhe përgjegjësia penale e personave që dyshohen për ngjarjen e 15 marsit. Sipas numrit dy të Prokurorisë së Tiranës, hetimet po vazhdojnë dhe është zgjeruar edhe rrethi i personave të përfshirë në këtë çështje. "Ndërkohë, ndër pistat spikat ajo e shpërdorimit të detyrës", shton prokurori Qano.
Ngjarja e Gërdecit po hetohet nga një ekip prokurorësh të Prokurorisë së Tiranës, Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Krimeve të Rënda. Burimet pranë organit qendror të akuzës pohojnë se gjatë ditëve të fundit, objekt hetimi janë bërë dokumentet dhe evidencat e transportimit të fishekëve, me kërkesë të "Meico"-s dhe me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm dërguar firmës "Albademil" për çmontime në Gërdec, pasi dyshohet se firma në fjalë i ka trafikuar një pjesë të tyre në vende të ndryshme të Lindjes. Ndërkohë, marrja në pyetje të punëtorëve të fabrikës së vdekjes, duket se kanë zbardhur gjurmët e një trafiku municionesh, nga Gërdeci. Punëtorët rrëfejnë kryenin paketimin e fishekëve të paçmontuar, të cilët ngarkoheshin në kamionë me targa të huaja dhe i drejtoheshin Durrësit dhe Aeroportit të Rinasit. Në lidhje me këto dyshime, grupi hetimor ka sekuestruar një sërë raportesh shërbimi të dorëzimit dhe pranimit të fishekëve nga depot e ushtrisë, procesverbalet e dorëzimit të këtyre fishekëve pranë fabrikës, shkresat e çmontimit të tyre në fabrikën e Gërdecit dhe shkresat zyrtare të Aeroportit të Rinasit apo Portit të Durrësit, nga ku mendohet se kanë dalë jashtë territorit të Shqipërisë. Gjatë dëshmisë së Komandantit të Forcave të Bashkuara, gjeneral Shpëtim Spahiut, prokurorët kanë kërkuar shpjegime dhe saktësime në lidhje me këtë pikë, pasi dyshohet se firma "Albademil" ka kryer trafik fishekësh për në vendet e Lindjes së Mesme.
Duket se përgjegjësia e të gjitha fakteve kanë rënë mbi Sokol Ngjeçin, mbikëqyrësin e fabrikës së Gërdecit në emër të ndërmarrjes "Meico" dhe Dashnor Çaushin, shefin e Logjistikës në FA. Sipas grupit hetimor, të dy personat e lartpërmendur janë marrë nën hetim nga prokuroria, ndërsa dyshohen se kanë futur municione në fabrikën e Gërdecit më shumë sesa nevojitej.