Fier, gjykata: Arrest shtëpie për Famir Kajollin

Gjykata e Fierit ka lënë në "arrest shtëpie" këshilltarin bashkiak Fatmir Kajollin, i dënuar nga drejtësia italiane me të paktën 40 vjet burg.
Pas arrestimit dy ditë më parë, Gjykata e rrethit të Fierit ka dhënë sot masën e dënimit për 47 vjeçarin që akuzohet për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.
Prokuroria nga ana e saj kërkoi arrest me burg për Fatmir Kajollin, ndërkohë që trupa gjyqësore vendosi “arrest shtëpie”.
47 vjeçari Kajolli është dënuar nga Gjykata e Romës me 24 vjet burg për trafikim narkotikësh dhe nga Gjykata e Milanos Itali me 16 vjet burg për “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim trafikim narkotikësh”.