E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, arrestohet një person i shumëkërkuar për plagosje

Policia e Sarandës ka vënë në pranga një person të shumëkërkuar për plagosje. Sipas uniformave blu është arrestuar shtetasi Aristo Çipa, 42 vjeç, i cili akuzohet për plagosje të rëndë me dashje dhe shkatërrim prone. Po sipas burimeve policore 42-vjeçari Aristo Çipa, rezulton të jetë një person me precedentë të mëparshëm penalë. Të gjitha materialet do ti kalojnë Prokurisë së Sarandës për ndjekje të mëtejshme ligjore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›