Vlorë, policia jep detaje për arrestimin e bandës së grabitësve

Strukturat Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Vlorës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit kanë bërë të mundur arrestimin e 4 personave të cilët akuzohen për një sërë vjedhjesh në këtë qark.
Burime nga policia bëjnë me dije se në sajë të operacionit të koduar “Sfida” janë ekzekutuar masat e sigurisë "Arrest ne burg" për shtetasit Armando Dumani 30 vjeç, Sokol Dhima 23 vjeç, Arlind Hitaj 27 vjeç dhe Arbër Katiaj, 28 vjeç, ndërsa janë ndaluar edhe shtetasit Ermir Merkollari 24 vjeç, Endri Rrokaj 26 vjeç dhe Bledar Aliko 27 vjeç si bashkëpunues.
Arrestimi i tyre u bë i mundur falë një hetimi intesiv nga strukturat e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë duke aplikuar metodat speciale të hetimit ku ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin në vende dhe kohë të ndryshme gjatë periudhës së viteve 2010, 2011 dhe 2012 kanë vjedhur nën kërcënimin e armës në 7 raste, banka dhe lokale lojrash fati.
Sipas policisë në të 7 rastet e vjedhjes personat e arrestuar kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, të maskuar dhe të pajsiur me armë zjarri.
Nga hetimet deri në këtë fazë ka rezultuar se këta 3 personat e ndaluar kanë qënë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale duke i ndihmuar në kryerjen e krimeve të mësipërme ne rolin e shoferave dhe të vëzhgimit të ambjenteve që do të grabisnin.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e autorëve të mësipërm janë gjetur dhe sukuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri tip pistoleta TT mod 54 si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh te ketij kalibri, të cila, 8 automjete të përdorura nga autorët për realizimin e krimeve, veshje sportive, maska dhe doreza të përdorura nga autorët, 14 telefona celularë
Nga krahasimi i ekspertimeve balistike ka rezultuar se armët e gjetura janë ato të përdorura nga autorët për kryerjen e grabitjeve.