E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-prokurori i Beratit padit Ina Ramën

Prokurori i Beratit, Xhemal Saliaj i shkarkuar një ditë më parë ka akuzuar ashpër kryeprokuroren Ina Rama për masën e marrë ndaj tij.

Sipas Saliajt shefja e akuzës ka shkelur kushtetutën dhe për këtë arsye ai tha se i është drejtuar me një padi gjykatës ku e paditur është pikërisht zonja Rama.
 

Kryeprokurorja Ina Rama shkarkoi dje pasdite shefin e akuzës së Beratit me motivacionin për keqadministrim të dokumentacionit dhe mosushtrim të funksioneve drejtuese.

Përveç shkarkimit të Saliajt prokuroria e përgjithshme miratoi edhe disa ndryshime të tjera në prokuroritë e rretheve.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›