E Diel, 1 Nëntor 2026

Krujë, gjendet trupi i pajetë i një mashkulli në lumin Zezë

Trupi i pajetë i një personi është gjetur i vdekur ditën e sotme në lumin Zezë, të Krujës. Kufoma i përket një personi të seksit mashkull, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende, pasi sipas uniformave blu kufoma është e dekompozuar.
 

Kanë qenë banorët ata që kanë konstatuar kufomën dhe kanë njoftuar përmes telefonave celularë policinë.
 

Agjentët e antikrimit kanë zbritur gjithashtu në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe identitetit të viktimës, ndërkohë që do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›