Italia ndihma Ushtrisë, Di Paola takime në Tiranë

Italia i ofron ndihmë forcave të armatosura shqiptare.Thellimi i bashkëpunimit është theksuar gjatë konferencës së përbashkët të mbajtur midis dy homologëve të mbrojtjes shpitare dhe italiane. Ministri Arben Imami falenderoi për ndihmën e dhënë.
Nga ana e tij Giampaolo Di Paola, ministër i Mbrojtjes së Italisë vlerësoi rolin e Shqipërisë për paqen në rajon.
Shqipëria, si vend i NATO-s dhe mjaft i rëndësishëm në rajon ka edhe përgjegjësitë e saj në këtë drejtim. Shqipëria është duke luajtur edhe rol të rëndësishëm falë edhe modernizimit të forcave të armatosura. Italia ka pasur qëllim të mbështesë Shqipërinë në modernizimin e Forcave të Armatosura.
Bashkëpunimi do të përqëndrohet në 4 cështje kryesore që kanë të bëjnë me armatimet dhe forcat tokësore, sektori detar që ka si synim fuqizimin e kontrollit të bregdetit ,seksionin e forcave ajrore si dhe fuqizimin e policisë ushtarake .
Ministri italian i mbrojtes u takua gjithashtu edhe me Ministrin e Jashtëm dhe njëkohësisht zv.ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto.