Plagosja në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet për plagosjen e 26-vjeçarit Blerim Uka në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar në flagrancë Ervin Ramazani, 33 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye sepse nga veprimet hetimore të deri tanishme, rezulton se ky shtetas dyshohet të jetë autor i vrasjes së mbetur në tentativë, të shtetasit Blerim Uka, ngjarje kjo e ndodhur në afërsi të rrugës "Haxhi Hysen Dalliu" në Tiranë në ambjentet e një lokali lojrash fati në pronësi të 26 vjeçarit.
Ndërkohë materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tij u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprave penale të Vrasjes e mbetur në tentativë.