Zgjedhjet vendore Sot për herë të parë zgjedhje pa opozitën
Autori i Lajmit: S. Topi
Pesë njësi vendore do të zhvillojnë sot zgjedhje për të zgjedhur drejtuesit e tyre pas largimit të përfaqësuesve demokratë, të cilët u zgjodhën deputetë. Por e veçanta e këtyre zgjedhjeve është mungesa e opozitës. Për herë të parë përgjatë këtyre 20 viteve pluralizëm, kandidatët e mazhorancës do të jenë në garë pa pasur përballë tyre kundërshtarët opozitarë. Partia Socialiste bojkotoi zgjedhjet e 15 nëntori në shenjë proteste, për manipulimet, siç pohon ajo, në zgjedhjet e 28 Qershorit. Zgjedhjet do të zhvillohen në minibashkinë numër 10 në Tiranë, Bashkinë e Klosit në Burrel, komunën Otllak në Berat dhe Bashkinë Fushë-Arrëz, komunën Fierzë. Janë gjithsej 45 mijë zgjedhës që do të drejtohen në 65 qendra votimi për të votuar.
Zgjedhjet
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Leonard Olli, ka sqaruar dje se puna më e madhe do të jetë në njësinë nr 10 të Tiranës, ku do të ketë 26 qendra votimi. Sa u takon kandidatëve, Olli vëren se është hera e parë që kemi kaq pak parti që konkurrojnë. “Janë vetëm tre subjekte politike: Partia Demokratike, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia e Punës së Shqipërisë e Riorganizuar e cila ka vetëm një kandidat në Otllak, në qarkun e Beratit”, - pohon ai. Olli ka shpjeguar se tashmë është kati gjithë dokumentacioni i nevojshëm për këto zgjedhje, baza materiale është shpërndarë në njësitë përkatëse po ashtu janë vendosur dhe kamerat në qendrat e numërimit të votave. Në zgjedhjet e sotme në komunën Otllak votuesit do të zgjedhin mes tre emrave: Hektor Beqollarit, përfaqësues i PPSHR, Muharrem Hoxhës të PD-së dhe Nasi Gjokës të LSI-së. Në Bashkinë Klos do të kandidojnë Ramazan Mjeshtri, si përfaqësues i PD-së dhe Xhevdet Reçi për LSI-në. Në komunën Fierzë votuasit do të zgjedhin mes Gjelosh Perlokajt të PD-së dhe Mehmet Ponarit të LSI-së. Në Bashkinë Fushë-Arrëz do të konkurrojnë Alfred Qafa për PD-në dhe Ded Gjergji për LSI-në. Ndërsa në Njësinë Bashkiake Nr.10 në Tiranë kandidatët përballë njëri-tjetrit janë Blendi Fuga si përfaqësues e PD-së dhe Gjergji Thomai si përfaqësues i LSI-së. Në mbledhjen e tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mes debatesh dhe me votat vetëm të mazhorancës edhe anëtarët e tjerë të KZAZ-ve, përfaqësues të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Kjo parti theu vendimin opozitar për të mos u bërë pjesë e garës, edhe pse para zgjedhjeve të 28 Qershorit ishte në koalicion me Partinë Socialiste. Megjithatë, PBDNJ zgjodhi të ishte pjesë e garës, jo me kandidatë, por vetëm me komisionerët e Komisioneve Zonale për Administrimin e Zgjedhjeve. Partia Socialiste, pas një mbledhjeje të kryesisë së saj, por dhe të Asamblesë Kombëtare, vendosi të mos ishte pjesë e garës së sotme si shenjë proteste për moshapjen e kutive të 28 Qershorit. Kjo kërkesë është kthyer në kushtin kryesor të saj dhe për hyrjen në Kuvend, të cilin e ka bojkotuar që me fillimin e kësaj legjislature. Dy ditë më parë, Qeveria ka miratuar dhe fondin prej 7.5 milionë lekësh që do të përdoret nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009