E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, i nxori syrin fëmijës, arrestohet

Një shtetas është vënë në pranga, pasi një muaj më parë, me një pushkë sportive, i ka nxjerrë syrin një shtetasi teksa ka qenë duke gjuajtur në ajër. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Policisë së Fierit. Sipas burimeve policore, shtetasi Lavdërim Xhaferri, 34 vjeç, banor i fshatit Ferras Sektor të rrethit Lushnjë, ka qëlluar pa dashje shtetasin H.M. 10 vjeç, ndërsa ushtrohej me një pushkë sportive në zonën e Libofshës. Fëmija është dëmtuar rëndë në syrin e majtë, duke humbur shikimin. Ndërkohë, 34-vjeçari është larguar për t‘iu fshehur policisë për një muaj. Dje policia arriti të arrestonte Xhaferrin, në shtëpinë e të cilit gjeti dhe sekuestroi pushkën e kalibrit 4.5 mm.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›