E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mat, tentuan të vjedhin me maska, kapen

Katër persona në rrethin e Matit kanë rënë në pranga të policisë, pasi kanë tentuar të grabisin me armë udhëtarë në rrugën nacionale Burrel-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale, në vendin e quajtur Ura e Karricës, 3 kilometra larg qytetit të Burrelit, ku katër persona të armatosur dhe me maska, kanë tentuar të vjedhin udhëtarë që po udhëtonin me furgon në linjën Burrel-Tiranë. Ngjarja ka ndodhur të dielën, kur policia u vu në ndjekje të grabitësve dhe dje, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, është bërë i mundur arrestimi i të dyshuarve Guli Nelaj 49 vjeç, Gentian Hani 18 vjeç, Eduart Hani 51 vjeç dhe Vladimir Nika 53 vjeç. Atyre u janë gjetur edhe maskat.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›