E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes në aksident një 22-vjeçar

Një 22-vjeçar ka humbur jetën dje kur makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga pranë urës së Burrelit, rreth 2 km larg qytetit. Policia njoftoi se 22-vjeçari Gazmir Sediu, banor i fshatit Laç-Bruç, i cili po drejtonte mjetin e tij tip "Mercedes Benz", është aksidentuar me pasojë vdekjen, kur makina është përplasur me bordurën e rrugës. I riu është dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit, por aty mjekët vetëm sa kanë konstatuar vdekjen e tij. Nga policia është ngritur grupi i ekspertëve, për të hetuar shkaqet që çuan në këtë aksident të rëndë, ku humbi jetën i riu Gazmir Sediu. Paraprakisht mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›