E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN në Tiranë, si vëzhgues për pr/buxhetin 2010

TIRANE- Një mision i FMN-së do të rikthehët në Tiranë, por këtë herë jo me qëndrim të përhershëm por për atë të vëzhgimit nga afër të hartimit të pr/buxhetit të vitit 2010.

Nën statusin e vëzhguesit përfaqësuesit e FMN-së vijnë në Tiranë për të monitoruar nga afër parametrat kryesore ekonomike.Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Ministrisë së Financave.

Misioni do të zhvillojë takime me autoritete të larta në vend si Ministrin e Financave si dhe përfaqësues të komisionit parlamentar të Ekonomisë.

Qeveria shqiptare nuk rinovoi marrëveshjen me FMN-në duke i dhënë fund qëndrimit të saj në Shqipëri. Kabineti qeveritar e argumentoi mbylljen e misionit me faktin se ekonomia shqiptare kaloi në një stad të ri zhvillimi që garanton tashmë qëndrueshmëri financiare.

Misioni i ri FMN-së pritet të certifikojë buxhetin dhe të hartojë dhe raportin përkates. Në daljen e fundit FMN zbehu shpresat e qeverise kur deklaroi se kriza kishte prekur ekonomine shqiptare dhe rritja ekonomike nuk mund të ishte më shume se 1%.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›