E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, kapet i dënuari për shfrytëzim femrash

Policia e Fierit ka vënë në pranga një të kërkuar për shfrytëzim prostitucioni. Arben Manaj kërkohej për më shumë se 3 vjet, pasi bashkë me dy bashkëfshatarë, për rreth dy vjet ka shfrytëzuar një vajzë nga Fieri. Policia e Fierit tha se kishte vënë në pranga të kërkuarin gjatë një operacioni të zhvilluar mesditën e djeshme. Arrestimi i tij u krye, pasi Gjykata e Fierit e ka dënuar në mungesë me 7 vjet burg. Akuza që rëndon mbi këtë shtetas është trafikimi dhe shfrytëzimi i një vajze për prostitucion, vepër penale e kryer në bashkëpunim me dy persona të tjerë. Sipas burimeve të policisë, Arben Manaj, 35 vjeç, është banor i fshatit Peshtan i Vogël. Pas informacioneve të marra mësohet se Arbeni është gjetur i fshehur në fshatin e tij. Pasi ka parë forca policore, Manaj ka tentuar që t‘u shmanget atyre, duke u larguar nëpërmjet një rruge të ngushtë në një vend që quhet "Përroi i Gërres". Tashmë, ai i është dorëzuar Drejtorisë së Burgjeve për t‘u përballur me drejtësinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›