Pranga policit, iu arratis 15-vjeçari
• Mungesa e vigjilencës gjatë kryerjes së shërbimit i ka kushtuar rëndë një efektivi të policisë së qytetit të Krujës.
Prangat e kolegëve me të cilët ai punonte çdo ditë janë vënë në duart e tij, pak minuta pasi një 15-vjeçar i ndaluar u arratis nga komisariati.
Ai u ndalua pas rreth 18 orësh, por bashkë me të prangat i janë vënë dhe policit rojë. Burime zyrtare të policisë së këtij qyteti kanë bërë të ditur dje arrestimin e Selman Halilit, efektiv i komisariatit të Krujës. Sipas burimeve, shkak i arrestimit është bërë arratisja e një personi nga qelitë e paraburgimit, në kohën që Halili ishte në shërbim. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00 të ditës së shtunë, orë në të cilën Halili ishte në shërbim. Në një nga qelitë e paraburgimit, të cilat ai kishte për detyrë të ruante ndodhej edhe një adoleshent 15-vjeçar, i ndaluar një ditë më parë për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike. Burimet policorë kanë bërë të ditur se Erges Duka, nga fshati Luzë i Fushë-Krujës është ndaluar pas ankesave të ardhura nga banorë të zonës ku ai jetonte. Sipas policisë, Duka kishte më shumë se një muaj që në orët e vona të natës qëllonte me armë automatike duke i terrorizuar banorët e zonës. Pas marrjes së informacioneve të siguruara në rrugë operative forcat e policisë patën identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e tij. Dy ditë më para ai është ndaluar nga blutë e Krujës dhe është dërguar në qelitë e paraburgimit, derisa të shqyrtohej dosja e tij. Por, rreth orës 17:00 të së shtunës, adoleshenti, duke përfituar nga mungesa e vëmendjes së policit ka mundur të dalë nga dhomat e paraburgimit dhe pa u vënë re ka kaluar murin e komisarit duke marrë arratinë. Halili e ka vënë re shumë shpejt largimin e të miturit nga dhomat e paraburgimit, duke dhënë lajmin menjëherë tek eprorët e tij, por pa mundur ta ndalonin në vend adoleshentin. Kjo ka detyruar drejtuesit e komisarit të Krujës të arrestojnë policin Selman Halili, me përvojë 18-vjeçare, me akuzën e shpërdorimit të detyrës, ndërsa kanë vazhduar kërkimet për arrestimin e Erges Dukës. Sipas të njëjtave burime, policia ka ngritur postblloqe në të gjithë rrugët që lidhin Krujën me qytetet e tjera, por pa mundur dot të arrestonin adoleshentin. Janë dashur shumë orë kërkimi, derisa rreth orës 11:00 të ditës së djeshme është bërë i munduar arrestimi i tij, në qytetin e Laçit. Mësohet se ai kishte udhëtuar gjatë gjithë natës nëpër mal, duke dalë më pas në Laç, ku priste të gjente ndonjë bashkëfshatar apo të afërm të tij për t'u strehuar. Por, ka rënë në duart e policisë. Ndaj Dukës rëndojnë dhe precedentë të tjerë penalë, por nisur nga mosha e tij gjykata e kishte dënuar me kusht. Këtë herë ndaj tij janë ngritur veç akuzës së armëmbajtjes pa leje dhe prishjes së qetësisë publike dhe ajo e arratisjes nga vendi i izolimit.
18 vjet
punë në radhët e policisë ka punonjësi i komisariatit të Krujës, Selman Halili, i arrestuar menjëherë pas arratisjes së të ndaluarit
3 akuza
do të rëndojnë tashmë mbi 15-vjeçarin. Pas akuzës së armëmbajtjes pa leje dhe prishjes së qetësisë publike u formulua dhe ajo e arratisjes