Pesha trupore dhe aktiviteti fizik: Dy faktorë kyç për të vlerësuar rrezikun e tumorit në gji
• Gratë mbipeshë janë më të ekspozuara ndaj riskut për të zhvilluar një kancer të gjirit, mjaft agresiv.
Të paktën kështu këmbëngulin një ekip shkencëtarësh të “Anderson Cancer Center” i Universitetit të Teksasit. Massimo Cristofanilli dhe ekipi i tij kanë studiuar rastet e 606 grave me tumor në gji dhe i kanë klasifikuar në bazë të indeksit të masës trupore: Një metodë universale e njohur për të treguar me një vlerë deri në 25 një person me një peshë trupore normale, nga 25 deri në 28 një person mbipeshë dhe mbi 30 një obeze. Ashtu si shpjegohet në revistën “Clinical Cancer Research”, forma më agresive e tumorit, e quajtur karcinoma e gjirit infalamator, është hasur në 45 % të grave mbipeshë, në 30% të atyre obezë dhe 15% të pacienteve me peshë normale. Një ndryshim ky që ka rezultuar shumë evident edhe për nivelin e vdekshmërisë brenda një kohe 5 vjeçare: kishin mbijetuar 56,8% e grave obeze dhe 56,3% e atyre mbipeshë, ndërsa te gratë me peshë normale kanë mbijetuar 67,4% e grave. Ndërsa në një distancë 10-vjeçare, kishin mbijetuar 56% e grave me peshë normale, ndërsa te ato obeze kanë mbijetuar 42,7% dhe 41,8% e atyre mbipeshë. “Hipoteza jonë është që dhjamërat e indeve mund të tregojnë për një rritje të inflamacionit që e bëjnë më agresiv kancerin, një teori e konfirmuar edhe në studime të tjera që kishin marrë në konsideratë forma të ndryshme të tumorit”, - ka shpjeguar Cristofanilli. Në të njëjtën pistë, vjen një studim tjetër i publikuar në numrin e muajit mars të revistës “Epidemiology”, i kryer pranë Institutit “Nofer di Lodz”, në Poloni. Ekipi i shkencëtarëve, i kryesuar nga Beata Peplonska, kanë ndjekur rastet e 2176 grave me tumor të gjirit dhe 2346 grave që gëzonin shëndet të mirë. Qëllimi i studimit ishte vlerësimi i impaktit që ka një aktivitet fizik i rregullt dhe rikrijues mbi rrezikun e shfaqjes së një tumori. Grave u është kërkuar t’u përgjigjen disa pyetjeve që lidheshin me nivelin e tyre të aktivitetit fizik, punës dhe aftësive krijuese. Nga rezultate e arritura, studiuesit kanë dal në përfundimin se ekziston një lidhje e madhe mes aktivitetit rikrijues dhe fizike dhe se gratë që ishin mjaft krijuese kishin një predispozicion 20% më pak për tu prekur nga tumori. “Efektet më të mëdha i kemi hasur më tepër te gratë mbi 50 vjeç që vazhdonin të ishin aktive dhe të kryenin aktivitet fizik”, ka nënvizuar Peplonska.