Fier, konfliktet për pronat kthejnë pas investitorët
Konfliktet e pronësisë bllokojnë investimet në Fier. Edhe pse shumë kompani kanë shfaqur interesa për të ngritur veprimtarinë e tyre në qark, problemet e pazgjidhura mes pronarëve të tokave u kanë thënë "Stop".
FIER/ MAJLINDA RAMA
Sipas kryetarit të Këshillit të Qarkut Fier, Luan Muça, këtë vit ka pasur dyndje kërkesash dhe interesimi nga përfaqësues të këtyre kompanive të huaja në fusha të ndryshme të ekonomisë, bujqësisë, blegtorisë, kulturës etj. Plot 20 kompani të huaja janë interesuar më tepër në industri, energjetikë, agrobiznes dhe deri tek turizmi. Ndër më kryesoret nga këto kompani kanë qenë ato italiane, të cilat kërkojnë të afrohen për përpunimin e mbetjeve urbane si dhe kompanitë norvegjeze për ndërtimin e fushave të golfit në Seman, në bujqësi, burimet alternative të energjisë etj. Kreu i Qarkut pohon se është arritje që po afrohen në Fier shumë investitorë të huaj. "Ne jemi në bisedime të rëndësishme dhe konkrete me kompaninë lombardeze, e cila është e interesuar të investojë në ndërtimin e një landfilli për përpunimin e mbetjeve urbane të qytetit të Fierit, Lushnjës dhe Patosit. Është një hap shumë i rëndësishëm të vendosim se si dhe me kë do të bashkëpunojmë. Ata kanë ofruar një projekt të rëndësishëm, për të cilin është bërë me dije edhe kreu i Bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj. Ne i mbështesim dhe do t'i mirëpresim për investimet e tyre në Qarkun e Fierit". Ndërkohë mësohet se ka dhe kompani të tjera që janë në bisedime e sipër për të investuar në Qarkun e Fierit, siç është ajo greke, e interesuar për pastrimin e Vijës së Ngjalës, si dhe 2 kompani norvegjeze: njëra është e interesuar të investojë në fushën e bujqësisë në prodhimin e perimeve, serave natyrale, tjetra për ndërtimin e fushës së golfit në Seman. Janë lombardezët të interesuar edhe për ndërtimin e TEC-eve, një investim i shumëpërfolur në Fier. Por me gjithë kërkesën e investitorëve të huaj për të konkretizuar përpjekjet e tyre në territorin e Qarkut Fier, duket se është penguar realizimi i tyre për faktin e moszgjidhjes së çështjeve të pronësisë. Sipas kreut të qarkut Fier, Luan Muçaj, kjo ndodh sepse të gjithë investitorët e huaj kanë dashur ta blejnë sipërfaqen e tokës ku do të kryejnë investime, por nuk është e mundur pasi nuk është miratuar ende ligji për kthimin e pronave, ndaj edhe problemi bëhet edhe më i ndërlikuar. "Pjesa dërrmuese e investitorëve i kanë përshpejtuar hapat dhe procedurat që kërkojnë të bëjnë sa më shpejt, por ne kemi një ngërç shumë të madh që është ai i pronës dhe shumica e kompanive të huaja, por edhe unë si kreu i qarkut, këtu e kam vështirësinë. Akoma nuk ka përfunduar procedura e stërzgjatur për kompensimin e ish-pronarëve", pohon Muçaj. Nga ana tjetër, një problem i madh do të mbeten mesa duket edhe vetë fermerët, të cilëve këto investime do t'u prekin tokat sidomos në zonën turistike.