Fier, konkurrenca djeg nëntë autobusë
Fillimi i vitit të ri akademik, që përkon me fillimin një fluksi të madh lëvizjesh të studentëve drejt Tiranës, ka ashpërsuar konkurrencën mes shoqërive të transportit. Një zjarr i rënë në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, ka djegur plotësisht nëntë autobusë të shoqërisë private të transportit "Arjani", në qytetin e Fierit. Kjo shoqëri shërbente në linjën Fier-Vlorë dhe mësohet se kishte fituar të drejtën për të transportuar studentët e Fierit dhe të rrethinave të tij drejt Universitetit "Ismail Qemali".
Zjarri ka rënë rreh orës 21:30, gjatë kohës kur autobusët e shërbimit të transportit interurban ishin të parkuar në vendin e quajtur ish-Parku i Mallrave në Fier. Sipas përgjegjësit të repartit zjarrfikës, Avdyl Kamberaj, zjarrfikësit janë përballur me nëntë vatra zjarri njëherësh. "Fillimisht, flakët u konstatuan në të gjitha kabinat e autobusëve. Sediljet e tyre ishin përfshirë njëkohësisht nga flakët", pohon Kamberaj.
Në ndihmë të dhjetëra forcave të shpëtimit kanë shkuar edhe shumë policë të ndërhyrjes së shpejtë. Nga të dhënat e para në vendngjarje mësohet se autobusët i përkisnin një shoqërie private transporti udhëtarësh të linjës Fier-Vlorë e kryesisht transportit të studentëve, me pronar shtetasin Arjan Hyka.
Autobusët kishin si vend-parkimi ish-Parkun e Mallrave, që ndodhet në periferinë lindore të qytetit të Fierit. Gjithashtu mësohet se parku ruhej nga dy roja privatë, të cilët në kohën e ngjarjes nuk ndodheshin pranë objektit që duhet të ruanin.
Policia urdhëroi gjetjen dhe shoqërimin e rojeve në mjediset e Komisariatit të Policisë, për t‘u pyetur rreth ngjarjes. Policia ende nuk ka një version zyrtar të shkaqeve të zjarrit. Ajo po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, rrethanave dhe shkaqeve që çuan në djegien e nëntë autobusëve të shërbimit interurban. Të afërm të Hykës pohojnë se zjarri është i qëllimshëm. Ai është kryer nga persona me vetëdije të plotë, për shkak të konkurrencës.
Paraditen e djeshme, ekspertë të kriminalistikës, drejtues të Policisë së Fierit kanë shkuar për të parë vendin e ngjarjes. Sipas burimeve policore, mësohet se pesë autobusë të djegur kanë qenë në pronësi të shtetasit Arjan Hyka dhe me ta kryhej transporti i studentëve fierakë drejt universitetit të Vlorës. Dy autobusë të tjerë kanë qenë në pronësi të shtetasve Lulëzim Shenaj dhe një në pronësi të shtetasit Kujtim Shpërdhea dhe kryenin transport udhëtarësh në linjën Fier-Tiranë. Sipas të njëjtave burime informacioni, nëntë autobusët kanë dalë jashtë përdorimit, pasi janë djegur dhe dëmi i shkaktuar kap vlerën e 10 milionë lekëve të rinj.
Autobusët e djegur kanë qenë të siguruar, por jo me sigurim "kasko", pohuan burimet policore fierake dhe punonjës të autobusëve që u dogjën. Për këtë arsye të dëmtuarit nuk përfitojnë asnjë qindarkë si dëmshpërblim, pasi sigurimi i zakonshëm parashikon mbulimin e dëmeve në aksidente rrugore.
Burimet policore pohuan se, pasi kishin marrë në pyetje pronarin e parkut, si dhe drejtuesit e linjave të transportit, por edhe pronarët e këtyre shërbimeve kanë mësuar se çdo ditë parku ruhej me roja dhe natën ishin të punësuar dy të tillë. Në kohën kur ka rënë zjarri, në park nuk kanë qenë asnjëri nga rojat. Për këtë arsye, dhe për faktin se zjarri ka rënë njëkohësisht në nëntë autobusë e ka çuar policinë në përfundimin e zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.