Minipistoletat, kapen trafikantë të tjerë në Kukës
Një operacion i policisë së Kukësit, i zhvilluar dje pasdite, në aksin kombëtar të rrugës në këtë rreth, ka vënë në pranga dy persona, si dhe ka sekuestruar pesë pistoleta "Minibllou" (Miniblow). F.Gërmizi, 25 vjeç, si dhe një bashkëpunëtor i tij u kapën në vendin e quajtur Fushë Dukagjin, 10 kilometra larg qytetit të Kukësit, ndërsa udhëtonin me një furgon me targa të Kosovës, në drejtimin Pukë-Kukës.
Burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit thanë për median se kishte qenë një pistë e hetuar prej kohësh dhe se kishte pasur informacione të sigurta për transportin e pistoletave. Rreth orës 15:00, grupi i operacionit të policisë bën ndalimin furgonit, ku udhëtonte Gërmizi, ndërsa me të filluar kontrollin, autori i mbajtjes së pistoletave ikën dhe i fshihet policisë në një terren tepër të vështirë, ku vetëm pas përforcimit me efektivë, aty rreth orës 18:00 bëhet e mundur kapja dhe arrestimi i personit në fjalë.
Policia ka vënë në pranga edhe drejtuesin e mjetit, një 30-vjeçar nga Kukësi me akuzën e bashkëpunimit në trafikun e armëve, ndërsa materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme. Hetimet do të nxjerrin në dritë edhe drejtimin e trafikut të pistoletave dhe lidhjet me rrejte të mundshëm brenda dhe jashtë vendit. Policia e Kukësit ka bllokuar me këtë rast edhe mjetin, në të cilin udhëtonte Gërmizi.
Muaj më herët, në aksin Shkodër-Kukës, Policia e Shtetit arrestoi tre persona, si dhe sekuestroi dhjetëra pistoleta në bagazhin e një veture. Tre muaj më parë, një numër pistoletash janë kapur edhe në banesën e një të riu në qytetin e Kukësit së bashku me një arsenal fishekësh. Pistoletat "Minibllou", të prodhuara në ish-Jugosllavi, janë nga më të kërkuarat në tregun e zi, të vogla dhe me çmim që shkon deri në 180 euro për copë.
Burime jozyrtare thanë se pistoletat vijnë nga një burim trafiku në Malin e Zi për t‘u tregtuar kryesisht në Kosovë, në Maqedoni etj. Thuhet madje se këto lloj armësh të vogla, por tepër të rrezikshme shiten mjaft shtrenjtë në trevat shqiptare përtej kufijve. Kontrolli i trafikut të paligjshëm, dhe në këtë kuadër eliminimi i trafikut ndërkufitar të armëve, është një nga kushtet që Bashkimi Evropian i ka vënë vendit tonë për integrimin e mëtejshëm në këtë strukturë.