Fier, makina rrëzohet në lumë. Në Gjirokastër përplaset emigranti pas zbritjes nga autobusi Tre të vdekur përgjakin rrugët Aksidentet vrasin sërish. Viktima, 2 të rinj e 47-vjeçari
Tre të vdekur në aksidente. Viktimat në rrugë po përgjakin çdo ditë kronikat, duke tronditur opinionin.
Pakujdesi, shpejtësi, veprime të gabuara gjatë drejtimit të mjeteve kanë qenë shkaqet e tyre, të konstatuara nga veprimet e para të policisë.
Në Gjirokastër, një 47-vjeçar që ishte nisur për në Greqi me autobusin e linjës Tiranë-Athinë është aksidentuar me vdekje rreth orës 09:00 të paradites. Përparim Hodo u ndal për nevoja personale, por u përplas fatalisht teksa po tentonte të kalonte nga njëri kah i rrugës tek tjetri. Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Shtëpëz të rrethit Gjirokastër. “Automjeti tip ‘Benz’ me targa TP 28 02 B, që drejtohej nga shtetasi Dino Dine, 29 vjeç nga fshati Hormovë i Tepelenës, me drejtim lëvizjeje nga Tepelena në Gjirokastër, ka përplasur 47-vjeçarin Përparim Hodo, i lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë”, bëri të ditur policia. Sipas burimeve, viktima po tentonte të kalonte rrugën nga krahu i poshtëm në të sipërm, por s’ka mundur dot, pasi është përplasur me mjetin që po vinte me shpejtësi. Si pasojë e këtij aksidenti të rëndë, Hodo ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktima ishte pasagjer dhe po udhëtonte në autobusin e linjës Tiranë-Athinë. Autobusi kishte ndaluar pranë një lokali për të pushuar pasagjerët, kur pas pak minutash ndodhi dhe aksidenti me vdekje. Pas ngjarjes që shkaktoi panik edhe tek pasagjerët e tjerë që ishin nisur për në Greqi, kryesisht emigrantë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin ka qëndruar në vend në pritje të policisë.
Rreth 90 minuta më vonë, në dalje të Fierit, një 22-vjeçar përfundoi në lumin Seman bashkë me makinën ku udhëtonte, duke gjetur vdekjen. Nelson Lika, sipas policisë po drejtonte mjetin tip “Volsvagen Passat” me targë FR 56 39 B kur, në tentativë parakalimi dyshohet se është përplasur me bordurën e urës së fshatit Mbrostar. Ai nuk ka mundur dot të frenojë në vend, çka ka bërë që mjeti të shpërthejë parmakët e urës dhe të përfundojë në lumë. Forca të policisë e banorë të zonës, mes tyre dhe familjarë të viktimës që jetojnë shumë pranë vendit të aksidentit mbërritën aty me qëllim shpëtimin e jetës së të riut. Por, me gjithë shpresën, trupi i Likës është nxjerrë pa jetë. Dyshohet se ai mund të ketë humbur jetën që prej momentit të përplasjes. Fillimisht është nxjerrë nga uji 22-vjeçari, por dërgimi i tij në urgjencën e spitalit të Fierit ka qenë i kotë. Më pas është nxjerrë makina, e cila po u nënshtrohet verifikimeve të policisë.
Aksidenti, i cili shënoi viktimën e tretë të ditës së djeshme, po në moshën 22-vjeçare, ndodhi në Bulqizë. Mësohet se Gentian Leti po drejtonte një makinë të mbushur me krom, ngarkesën e së cilës do ta shkarkonte. Në momentin kur ndaloi mjetin dhe po shkarkohej sasia e mineralit, kamioni është përmbysur nga një lartësi, duke e zënë përfund Letin. Policia pohoi për këtë ngjarje se po verifikon nëse ajo ka qenë aksidentale apo ka pasur probleme me gjendjen teknike të kamionit e të sistemit të shkarkimit.