Gjykata ndan pasurinë e Kosta Trebickës mes tre trashëgimtarëve
Gjykata e Tiranës ndan pronat e Kosta Trebickës, biznesmenit që denoncoi trafikun e armëve në Gërdec, i njëjti që humbi jetën në mënyrë të mistershme në shtator të vitit 2008 në Korçë.
Pronat e biznesmenit janë ndarë mes tre trashëgimtarëve të tij; bashkëshortës Brunela Trebicka, vajzës së lindur nga martesa e tij e parë, Genta Trebicka, 21- vjeç dhe djalit Xhoi Trebicka, 13- vjeç. Verdikti përfundimtar është dhënë në ditët e fundit të qershorit, ndërsa pak ditë më parë Gjykata e Tiranës ka zbardhur vendimin e plotë të ndarjes së pronave. Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme pronash, kuota kapitali në dy shoqëri tregtare, 34 mijë metra katrorë tokë (arë) në fshatin Rinia, (Porto Palermo) 400 metra katrorë truall në Tiranë, si edhe dy apartamente në Tiranë dhe Golem, Kavajë. Ndarja e pasurive të trashëguara është bërë me mirëkuptim mes palëve. Referuar vendimit, përveç pasurive ku të tre tashëgimtarët janë bashkëpronarë, gjykata ka vendosur t’i kalojë Brunela Trebickës 100 për qind pronësinë mbi një apartament banimi në Tiranë dhe 16 000 metra katror tokë (arë) në fshatin Rinia. Ndërsa vajza e të nderit Trebicka, Genta Trebicka, e cila aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka përfituar pronësinë e plotë të një trualli 400 metra katror në Tiranë dhe një apartament banimi në Golem, Kavajë.
Në këtë proces gjyqësor, palë paditëse ishte e veja e biznesmenit dhe djali i saj, Brunela dhe Xhoi Trebicka, ndërsa palë e paditur ishte Genta Trebicka, vajzë e lindur nga martesa e tij parë.
Objekti i padisë që u shqyrtua në këtë proces ishte “Pjesëtimi i pasurisë bashkëshortore dhe pasuritë trashëgimore kërkimin e pjesës takuese nga pasuria e përbashkët, që rrjedh nga kontributi gjatë martesës”. Shqyrtimi i kësaj padie në Gjykatën e Tiranës ka zgjatur 12 seanca gjyqësore.
NDARJA E PAsURISë
Në vendimin e saj Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e bërë nga palët për ndarjen e pasurisë mes tyre me anë të mirëkuptimit. Sipas verdiktit të gjyqtarit Ilir çeliku, toga e zezë që shqyrtoi çështjen, Genta Trebicka tërhiqej nga pjesa e saj pronësisë mbi Shoqëria Tregtare “Xhoi” shpk. “Kuotat e kapitalit themeltar të shoqërisë ndahen ndërmjet dy ortakëve (bashkëpronarëve) të tjerë, që mbeten, ku Brunela Trebicka merr 2/3 e kuotave dhe Xhoi Trebicka merr 1/3 e kuotave të kapitalit themeltar të shoqërisë”, - thuhej në vendim. Po sipas vendimit, 70 për qind e kapitalit themeltar që tre tashëgimtarët e Trebickës zotërojnë në Shoqërinë Tregtare “Co & Ro” shpk. do të ndahen në raportet: Brunela Trebicka 46.66 për qind, Xhoi Trebicka 11.6 për qind dhe Genta Trebicka 11.6 për qind. Për pronën truall me sipërfaqe 400 metra katrorë në rrugën “Tre vëllezërit Kondi” në Tiranë, Brunela dhe Xhoi Trebicka kanë hequr dorë nga pronësia. “Brunela Trebicka dhe Xhoi Trebicka heqin dorë nga pjesët e tyre të pronësisë prej 1/3 pjesë secili dhe kjo pasuri kalon në pronësi të plotë të Genta Trebickës, e cila do të zotërojë 100 për qind të kësaj prone”, - pohonte gjykata. Po në masën 100 për qind do ta ketë pasurinë edhe Brunela Trebicka të një apartamenti banimi me sipërfaqe 100 metra katrorë në rrugën “Ismail Qemali” në kryeqytet. Sipas vendimit, “Brunela Trebicka merr pronësinë e plotë prej 100 për qind mbi këtë pasuri, megjithë barrën hipotekore që rëndon pronën”.
Pjesëtimit mes të treve i është nënshtruar edhe një pasuri prej një totali afro 34 mijë metra katrorë sipërfaqe tokë në fshatin Rinia. Nga një sipërfaqe prej 18 mijë metër katrorë, Genta Trebicka merr 3417 metër katrorë. “Kurse pjesa tjetër e pasurisë prej 14 585 metra katrorë do të mbetet në pronësi e Brunela Trebickës me 2/3 pjesë dhe Xhoi Trebickës me 1/3 pjesë të pandara”, - shprehej gjykata. Ndërsa për pronën tokë (arë) me sipërfaqe 16 mijë metra katrorë, po në fshatin Rinia, e përbërë nga 12 parcela të veçanta të njëpasnjëshme, Genta Trebicka dhe Xhoi Trebicka kanë qenë dakord që ajo të zotërohej 100 për qind nga Brunela Trebicka. Një tjetër pasuri e Kosta Trebickës, një apartament banimi në bregdet në Golem, me sipërfaqe 84 metra katror, është zgjedhur të jetë pronë e vajzës së tij nga martesa e parë. “Brunela Trebicka dhe Xhoi Trebicka heqin dorë nga të drejtat e tyre të pronësisë. Kjo pasuri kalon në pronësi të Genta Trebickës, e cila do të jetë pronare e vetme e këtij sendi”, - shprehej gjykata.
AUTORIZIMI
Pas vdekjes së biznesmenit Kosta Trebicka në shtator të vitit 2008, e veja e tij iu drejtua Gjykatës së Tiranës, që t’i autorizonte lejimin e administrimit të pasurisë së djalit të saj 11- vjeçar, deri sa ai të arrijë moshën madhore. Kjo kërkesë u pranua nga gjykata në 11 prill të vitit 2009. Shkak për të “trokitur” në gjykatë ishte rinovimi i një kontrate prej mijëra eurosh të marrë nga bashkëshorti i saj, përpara se të ndërronte jetë. Pas aksidentit rrugor që i mori jetën biznesmenit Trebicka, pronarë të shoqërisë së ndërtuar prej tij u bënë bashkëshortja e Kostës, djali i mitur dhe vajza e lindur nga martesa e parë. Ata ishin të tre “bashkëpronarë”, por për shkak të moshës së tij të mitur, Xhoi Trebicka, nuk mund të kryente veprime bankare, në një kohë kur shoqëria duhet të shlyente një kredi.