E Shtunë, 31 Tetor 2026

KUÇOVE/ Dy në pranga, me drogë e eksploziv



KUçOVE – Kontrolli për drogë u zbulon edhe një automatik e kallëpe me tritol. Dy të rinj u arrestuan dje nga policia e komisariatit të Kuçovës, pasi iu gjetën 1.6 kg lëndë narkotike, kanabis sativa. Policia bëri të ditur dje, se në kuadër të operacionit “Dion” u prangos Spiro Pando, 21 vjeç, (i cili ishte në masën e sigurisë detyrim paraqitje për veprën penale të shkatërrimit të pronës dhe prishjes së rendit) si dhe David Shehu, 19 vjeç, i dënuar më parë për moskallëzim krimi. Pas informacioneve që policia kishte, forcat e saj ushtruan kontroll në garazhin e të atit të Pandos. Aty u ndaluan dy të rinjtë me lëndën narkotike. Kontrolli i mëtejshëm zbuloi edhe një automatik, 34 fishekë dhe 6 kallëpe me lëndë eksplozive, të dyshuara si tritol.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›