Katër studio ndërkombëtare në "garë" për të ndërtuar Korçën
Një studio ndërkombëtare projektimi pritet të marrë në dorë masterplanin e qytetit të Korçës. Konkursi ndërkombëtar ka sjellë në fazën finale katër studio ndërkombëtare projektimi mbi hartimin e masterplanit për qendrën e qytetit të Korçës. Në një panel diskutimi, katër studiot finaliste nga Gjermania, Portugalia, Belgjika dhe Holanda kanë paraqitur idetë dhe projekte. Të gjitha këto lidhur me transformimin e qytetit juglindor nga ana urbanistike, duke ruajtur edhe karakteristikat e qytetit, natyrës tradicionale, ndërtimet e veçanta.
Rikonstruksioni i qytetit do të gërshetohet mes vlerave tradicionale dhe arkitekturës moderne.
Të katër studiot kanë paraqitur për një orë rresht para korçarëve, specialistëve të urbanistikës dhe arkitektëve, por edhe para një jurie ndërkombëtare projektet e parashikuara prej tyre. Këto kanë pasur një bosht të përbashkët, transformimin e qytetit të Korçës me shtim të hapësirave publike, ndërtimin e një zone pedonale, krijimin e hapësirave të gjelbra, këndeve për lojëra sportive, parkingje për mjetet, rinovimin e godinave ekzistuese dhe ndërtime të reja të karakterit modern.
Të katër studiot kanë sjellë idenë e transformimit të qytetit në këtë masterplan të hartuar prej tyre, nga ku do të shpallet gjatë ditës së enjte. Vetëm një nga këto studio do të ketë në dorë ndërtimin e Korçës së re sipas projektit të paraqitur, ndërkohë që të gjitha idetë kanë qenë interesante. Mes tyre ka spikatur projekti holandez, që parashikon krahas ndërhyrjeve për urbanizimin, modernen, ruajtjen e vlerave karakteristike, ndërtimin e një sipërfaqe ujore të ngjashme me një liqen artificial. Brenda qendrës tregtare të parashikuar në kompleksin që përfshin zonën pedonale dhe ndërtimet në bulevardin kryesor//////////////////. Me nota të reja për urbanizimin e Korçës katër studiot që janë vënë në këtë garë finale do të marrin vlerësimin nga ana e jurisë që do të përzgjedhë studion fituese, ndërkohë që një çmim do të jepet nga ana e publikut, i cili do të zgjedhë sipas preferencës studion më të mirë të projektimit që do të bëhet pjesë e bashkëpunimeve me Bashkinë e Korçës. Me votat e një jurie të posaçme, studioja fituese që do të shpallet ditën e enjte do të kontraktohet nga ana e Bashkisë së Korçës për zbatimin e projektit të masterplanit.