"Testi i anglishtes, kemi përdorur gjuhën e programeve"
Testi i anglishtes është hartuar me kriteret më të mira, duke respektuar programet e shpërndara në shkolla për të drejtuar saktë nxënësit rreth pyetjeve të mundshme dhe metodave të mundshme të testimit. Mbase gjuha nuk është bashkëkohore, por është i metodës dhe i programeve shkollore. Ndërkohë që metodologjia e ndukur nga fillimi deri në përfundimin e hartimit të tezës është strikte dhe kryesisht fazat e ndjekura njëra pas tjetrës janë disa tregues në tërësi që flasin se testi është realizuar në mënyrë të tillë për të projektuar të ardhmen e studentëve në proceset integruese, ku vendi ynë është i përfshirë. Këto janë disa nga deklaratat zyrtare të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve. Pas botimit të një artikulli në gazetën "Shqip", mbi dhënien e disa argumenteve lidhur me testin e anglishtes, duke marrë për bazë evidentimet e kandidates së kërkimeve shkencore për gjuhën angleze, Kejsi Starova, AVA dha një përgjigje lidhur me çështjet e shtruara në artikull.
Sqarimi i AVA-s
"Anglishtja është ndër tri lëndët që preferohet më shumë në listën e 12 testeve të provimeve me zgjedhje të Maturës Shtetërore. Kjo është një prej shumë prej arritjeve të rëndësishme të saj", sqaron zyrtarisht Agjencia e Vlerësimit të Arritjeve. Sipas sqarimit të agjencisë, shkolla shqiptare po përmbush me sukses misionin për projektimin e së ardhmes së studentëve në proceset integruese, ku vendi ynë është i përfshirë. Deklarata vijon më tej: "Hartimi i testit në këtë rast ndjek një procedurë strikte të respektimit të standardeve të hartimit të pyetjeve, të matjeve të treguesve të tyre veç e veç dhe në përbërje të testit në tërësi". Sipas AVA-s, faza më të hershme të këtij procesi janë hartimi i programit të testit, i shpallur që në fillim të vitit, shpjegime rreth programit, grumbullimi i bankës së të dhënave, pilotimi i pyetjeve të përfshira në të, shpërndarja e modeleve të gatshme të testeve nga vite të shkuara ose të hartuara posaçërisht për atë provim etj. "Tregues të tjerë të rëndësishëm kanë të bëjnë me të dhëna statistikore që mbulojnë gjithë popullatën e nxënësve në të gjitha shkollat e vendit që e kanë zgjedhur atë si test", theksohet në përgjigjen zyrtare të AVA-s. Sipas specialistëve që punojnë pranë kësaj agjencie, të gjitha këto së bashku me informacione të tjera të strukturës së testit, janë përcjellë në kohën e duhur te nxënësit.
Gjuha e përdorur
Sipas Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve, gjuha e përdorur në test është tërësisht e mbështetur në tekstin shkollor të lëndës dhe programin e provimit që mbështetet përsëri në tekst.
"Të veprosh ndryshe është sjellje joprofesionale dhe që penalizon pa të drejtë nxënësin. Skema e vlerësimit apo skema e përgjigjeve është elementi tjetër dhe më i rëndësishëm i testit. Përgjigjet e supozuara edhe në këtë rast duhet të bazohen në tekstin dhe në programin mësimor", shkruan AVA në sqarimin zyrtar.
Sipas këtij njoftimi, përgjigje të tjera mbi informacione shtesë jo vetëm nuk penalizohen, por ato vlerësohen me vëmendje të madhe nga komisionet në procesin e vlerësimit. "Të gjitha këto dhe të tjera elemente të matura e vlerësuara me kujdes në ndërtimin e testit, garantojnë një besueshmëri të lartë të tij", përfundon shpjegimi i specialistëve të Agjencisë së Vlerësimit të Arritjeve.
Kandidatja e shkencave për gjuhën angleze:
Gjuha e përdorur është
e shekujve të kaluar
Provimi me zgjedhje për gjuhën angleze nuk është hartuar në mënyrën më të mirë. Ka pasaktësi të cilat do të penalizojnë maturantët për përgjigjet që kanë dhënë në test.
Por jo vetëm kaq, problemet e hartimit të pyetjeve kanë pasaktësi, lënë për të dëshiruar dhe kjo është pasojë e përdorimit të një shkalle të ulët metodologjie.
Të gjitha këto "cene", të cilat do të penalizojnë maturantët, janë gjetur nga vëzhgimi i tezës dhe përgjigjeve të kësaj skeme, nga kandidatja e shkencave për gjuhën angleze, Kejsi Starova. Ekspertja sqaron për më tepër, se gjuha e përdorur është ajo e shekujve të kaluar dhe ajo e shekullit ku ndodhemi, XXI.
Në testin e Maturës Shtetërore të anglishtes si provim me zgjedhje vërehen përgjigje të gabuara, pyetje jo të sakta dhe pyetje me më shumë se një përgjigje të saktë.