E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, nisin pagesat për legalizimet

Fier- Në Fier kanë nisur pagesat e para të objekteve të qytetarëve që kanë bërë kërkesë për legalizim. Gjithsej në Qarkun e Fierit ndodhen 27 mijë e 700 objekte të vetëdeklaruara.

Në Qarkun e Fierit ku përfshihet rrethi i Fierit, Lushnjës dhe Mallakastrës janë 27 mijë 700 objekte të vetëdeklaruara. Kryesisht objektet për legalizim janë më shumë në rrethin e Fierit dhe të Lushnjës dhe një pjesë tjetër më e vogël se dy rrethet e tjera janë në zonën e Mallakastrës .

Lidhur me legalizimet më përpara është qyteti i Fierit, ndërkohë po punohet edhe në Lushnjë.

Krahas aprovimeve të këtyre objektevve ka pasur raste që disa prej tyre nuk janë aprovuar për legalizim për vetë faktin se ndodhen mbi kolektorin qendror të qytetit të Fierit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›