Nis xhirimet Kongresi i Manastirit
Ka filluar xhirimi i filmit dokumentar “Kongresi i Manastirit”, me skenar të Natasha Lakos dhe me regjit të Mevlan Shanajt. Filmi dokumentar, i pari i këtij lloji synon që të sjellë para shikuesve fakte të veçanta historike të panjohura më parë nga njerëzit dhe të errrësuara nga diktatura.
Gjithashtu, ky film dokumentar synon që të theksojë rolin e figurave të ndryshme të historisë së vendit, për ndihmën e madhe që ata i kanë dhënë vendit, kombit dhe gjuhës shqiptare.
Prezantimi i filmit pritet që të realizohet në muajin nëntor, si në Shqipëri, ashtu edhe në vendin fqinj, Maqedoni.