Kundërshtuan policët, ndalohen dy vëllezërit
Elbasan-Ndeshjet duket se do të sjellin gjithmonë të ndaluar. Pas ndeshjes Elbasan - Peqin, të zhvilluar dje, ka filluar procedimi penal ndaj Klement dhe Bernard Xhaferri, 26 vjeç dhe 21 vjeç, vëllezër. Dy të rinjtë akuzohen pasi kanë kundërshtuar policinë gjatë ndeshjes së zhvilluar në stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se gjatë ndeshjes të rinjtë kanë shpërthyer në të shara, gjë që i ka bërë punonjësit e policisë të ndërhyjnë duke u kërkuar që të qetësohen, por një ndërhyrje e tillë duket se nuk është mirëpritur nga vëllezërit, të cilët janë kthyer edhe kundër forcave të rendit. Pas një fakti të tillë ata janë shoqëruar në komisariat, duke u akuzuar për kundërshtim të punonjësve të policisë.