E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, një nga 15 gratë greviste rëndë në spital

Gratë greviste përfaqësojnë tregtarët që shesin në urat e lumit Gjanicë, të cilët refuzojnë të zhvendosen prej andej
Athina Budo është nxjerrë nga greva dhe është dërguar në repartin e urgjencës së spitalit të Fierit
FIER- Përkeqësohet gjendja e njërës prej grave fierake që kanë hyrë prej shtatë ditësh në grevë urie. Pothuajse të gjitha gratë kanë shfaqur simptoma të ndryshme por më rëndë ka qenë gjendja e njërës prej tyre. Athina Budo është nxjerrë nga greva dhe është dërguar në repartin e urgjencës së spitalit të Fierit. Burime të spitalit pohuan se gjendja e saj është në përmirësim e sipër. Greva e 15 grave nga Fieri ka nisur shtatë ditë më parë pas vendimit të bashkisë për heqjen e shitësve në dy urat kryesore të qytetit.
Mjekët që janë kujdesur këto ditë për shëndetin e 15 grave që kanë hyrë në ditën e shtatë të grevës pohuanse pothuajse të gjitha kanë shfaqur probleme shëndetësore. Ë shumë prej tyre kanë shfaqur shenja që japin simptomat e urisë si dhimbje koke, ngritje ose ulje të tensionit por edhe disa simptoma të tjera. Katër prej grave janë vizituar ë nga mjekët e spitalit të Fierit dhe njëra prej tyre, e cila ka qenë në gjendje më të rëndë është dërguar në urgjencë. Ajo quhet Athina Budo dhe deri në orët e vona të ditës së djeshme ndodhej në repartin e urgjencës së spitalit rajonal të Fierit. Mjekët e urgjencës e kanë parë të arsyeshme që kjo grua duhet të marrë mjekime intensive pasi gjendja e saj shëndetësore ishte e përkeqësuar tepër. Gratë greviste që përfaqësojnë rreth 100 persona, të cilët tregtojnë mbi dy urat kryesore te këtij qyteti, shprehen se nuk do te dalin gjallë prej andej deri në plotësimin e kërkesave të tyre. "Ne nuk kërkojmë gjë tjetër veçse një treg që të përmbushë kërkesat tona",- thanëdisa nga gratë greviste.
Lidhur me situatën e krijuar në dhomën e grave greviste ka reaguaredhe nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Dritan Prifti. Ai është deputet i rrethit të Fierit por njëkohësisht edhe kryetari degës lokale të LSI-së. Prifti ka parë nga afër gjendjen e grevisteve dhe u ka thënë atyre se bashkia ka një projekt në këtë zonë ku përfshihen edhe tregtarët anës lumit Gjanicë. "Megjithatë problemin tuaj do ta ngremë edhe ne këshillin bashkiak dhe në parlament. Do të shohim çdo zgjidhje për këtë problem. Unë jam në dijeni se bashkia ka gjetur një tjetër treg për ju por ju e keni refuzuar",- tha deputeti Prifti. Nga ana tjetër, bashkia e Fierit ka gjetur për të gjithë tregtarët që shesin në buzë të lumit Gjanicë dy tregje. Njëri është i vendosur tek ish- Vefa dhe një tjetër matanë hekurudhës, gjë që tregtaret e kanë refuzuar për shkak të largësisë me qendrën e qytetit.
Gjithsesi grevistet shprehen të vendosur në grevën e tyre të urisë. "Përderisa tregtarët që ndodhen buzë Gjanicës nuk janë larguar, atëherë edhe ne të na lënë të punojmë tek dy urat",- pohuan tregtarët. Sipas tyre, ata kanë 17 vjet që punojnë në këtë vend dukei paguar taksa bashkisë, por kjo e fundit është e vendosur që tregtarët duhet te largohen duke i vendosur në dy tregje që tashme tregtarët janë ne dijeni por i kanë refuzuar. "Projekti i bashkisë Fier është miratuar edhe nga KKRT e Shqipërisë dhe duhet zbatuar. Prandaj tregtarët duhet të largohen prej andej", -pohoi kryetari i bashkisë Fier, Baftjar Zeqaj, gjatë një bisede telefonike. Sipas tij, kjo u është bërë e ditur tregtarëve edhe në takimin e së shtunës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›