E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vodhën çantën e një gruaje, përfundojnë në pranga

Policia arreston tre të rinj për vjedhjen me dhunë në rrugën "Nikolla Lena"  
TIRANË- Policia e Tiranës ka çuar në pranga tre të rinj, të cilët akuzohen se kanë vjedhur një qytetare.Edion Kanani dhe Klaudio Danaj, të moshës 19 – vjeç si dhe Vasil Haxhi, 18-vjeç janë arrestuar ditën e djeshme, pasi akuzohen për vjedhje me dhunë. Ngjarja për të cilën u prangosën tre të rinjtë ndodhi më 16 janar të këtij viti, në rrugën "Nikoll Lena" në Tiranë, kur në bashkëpunim me njëri-tjetrin i vodhën me dhunë çantën qytetares Elena Sherifi. Kjo e fundit denoncoi vjedhjen në polici. Efektivat blu nisën menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Pas hetimeve dhe shoqërimeve të disa kontigjentëve në zonë, policia mundi të zbulonte autorët si dhe të lokalizonte vendndodhjen e tyre duke kryer dhe arrestimin e tre të rinjve ditën e djeshme. Burime nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale tre të arrestuarve për veprën penale të "vjedhjes me dhunë" e kryer në bashkëpunim, iu sekuestrua çanta e vjedhur. Tashmë, po hetohet për të zbuluar edhe raste të tjera vjedhjesh, ku mund të jenë implikuar tre të rinjtë. Hetimet e mëtejshme do të kryhen nga Prokuroria e Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›