E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, nuk vënë kasat, penalizohen 867 subjekte

 FIER – Plot 867 subjekte të biznesit të madh do të penalizohen për arsye se nuk janë pajisur me kasat elektronike fiskale brenda afatit të përcaktuar nga qeveria shqiptare. Drejtoria e Tatim-Taksave në Fierit pohoi dje se janë vendosur dy ditët e fundit 20 gjoba, ndërsa pritet të merren masa për shkelësit e tjerë. Sipas burimeve të kësaj drejtorie, bizneset nuk i janë përgjigjur vendimit, i cili u jepte mundësi deri në datën 31 dhjetor që të merrnin regjistruesin elektronik. Përgjegjësja e shërbimeve për tatimpaguesit, Rudina Gjeka ka deklaruar se tashmë janë bërë evidentimet përkatëse dhe në listë janë përfshirë ata që kanë rezultuar si shkelës të ligjit. “Gjobat që varijojnë nga 20–100 mijë lekë do të ndëshkojnë bizneset pavarësisht pretendimeve të tyre. Vetëm 200 subjekte janë pajisur me kasa", u shpreh ajo. Ndërsa përfaqësuesit e bizneseve shprehen se nuk janë njoftuar në kohë dhe zyrtarisht për këtë masë.       m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›