Fier, parandalohet një vrasje për gjakmarrje
Një vrasje për gjakmarrje e mbetur në tentativë, ka
ngritur në këmbë policinë e Fierit. Rreth 130 efektiva
policie, përfshirë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë,
janë vënë në kërkim të 35-vjeçarit Astrit Verçani, nga
Tropoja, i cili dyshohet se të shtunën i ka zënë pritë për ta
vrarë një tjetër tropojani, i cili prej disa vitesh jeton në
fshatin Baltëz, të Fierit. Sipas burimeve policore, mësohet
se një shtetas me origjinë nga Tropoja, i cili ka zbritur
në fshatin Baltëz, rreth 7 km larg Fierit, për shkak të gjakmarrjes,
ka telefonuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë,
pasi ai dhe familja e tij ishin vënë në shënjestër të hakmarrjes.
Bëhet fjalë për shtetasin e quajtur Bashkim T.
Ndërsa ishte në punë, Bashkimi është telefonuar të shtunën
nga i biri, i cili i ka thënë se shtëpia po survejohej
nga gjakësi. Menjëherë Bashkimi ka lajmëruar policinë,
e cila e ka vlerësuar alarmin e dhënë nga familja e rrezikuar
dhe ka nisur në drejtim të fshatit forca të shumta
policore. Burimet zyrtare të Komisariatit të Fierit pohojnë
për "Shqip" se është mundur të parandalohet vrasja dhe
se po kërkohet autorin, i cili dyshohet të mos jetë larguar
nga territori i Fierit. Përgjatë gjithë natës së të shtunës,
duke aguar e diela, fshati Baltëz ka qenë i rrethuar. Çdo
banesë e fshatit është kontrolluar nga policia. Gjithashtu,
edhe në hyrjet e daljet e qytetit të Fierit kanë qenë prezentë
shumë uniforma blu. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme,
në mbështetje të policisë së Fierit, janë vënë edhe Forcat
e Ndërhyrjes së Shpejtë, që kanë patrulluar në rrugën që
të shpie në fshatin Baltëz dhe kanë mbajtur nën kontroll
edhe daljen e qytetit në drejtim të Lushnjës. Operacioni i
kërkimit është drejtuar për më shumë se 24 orë nga vetë
drejtori i Policisë së Qarkut, Shemsi Premçi, si dhe nga
kreu i krimit të organizuar, Zigur Bizha. Ndërkohë që, zyrtarisht,
policia e Fierit ka deklaruar për gazetën "Shqip" se
janë marrë të gjitha të dhënat për 35-vjeçarin Astrit Verçani,
i cili do të kryente vrasje dhe më shumë se 130 forca
policie janë vënë në kërkim të tij. Në një prej automjeteve
të policisë ka qenë përgjatë gjithë operacionit edhe burri,
i cili ishte objektivi i atentatit, ndërkohë që familja e tij
ruhet nga policia