Policia padit Dobjanin në prokurori: Na prishi hetimet
Drejtoria e Policisë së Shko
drës vendos të padisë në
Prokurori institucionin e
Avokatit të Popullit. Padia që
forcat blu të Qarkut të Shkodrës
kanë vendosur të ngrenë ndaj
Ermir Dobjanit, është: Ndërhyrje
e padrejtë në hetim dhe prishje të
hetimit. Akuzat dhe kundër
akuzat mes dy institucioneve,
njëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë
dhe tjetri në mbrojtje të të
drejtave të njeriut, filluan pak ditë
më parë, kur policia gjyqësore e
Shkodrës kishte shoqëruar për të
marrë në pyetje një 20-vjeçar. Por,
menjëherë ka ardhur edhe reagimi
i Avokatit të Popullit, i cili ka
deklaruar se kjo akuzë ndaj tij
është një budallallëk me brirë.
Sipas Avokatit të Popullit, mbi 20-
vjeçarin ishte ushtruar dhunë
nga dy oficerë të policisë gjyqësore.
Sipas Avokatit të Popullit, i
riu ishte rrahur dhe kishte shenja
të dhunës në trup dhe për këtë
kishte kërkuar dhe ndjekjen sipas
ligjit të dy oficerëve.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp,
Drejtoria e Policisë së Shkodrës,
nga ana e saj, sqaroi pozicionin,
duke mohuar akuzën e
ushtrimit të dhunës mbi të shoqëruarin
dhe duke akuzuar
Avokatin e Popullit për pengim
hetimi. "Avokati i Popullit, Ermir
Dobjani, na prishi hetimet që po
bënim për zbardhjen e një ngjarjeje
të rëndë të ndodhur në vitin
1997. Zoti Dobjani dhe komisionerët
që e shoqëronin, ndërhynë
në mënyrë arbitrare në zyrat e
Policisë Gjyqësore", thuhet në
deklaratën për shtyp të policisë.
Në deklaratën për shtyp, policia
e Shkodrës theksonte se personat
e shoqëruar ishin pyetur konform
neneve 155, 160 dhe 297 të
Kodit të Procedurës Penale. Por,
në një prononcim të tij, Avokati i
Popullit e ka quajtur ndërhyrjen
e tij në Policinë e Shkodrës, si
shumë ligjore, ndërsa akuzën e
ngritur ndaj tij, si një gabim foshnjarak.
Madje, ai shtoi se me inspektimet
e fundit, nga zyra e
Avokatit të Popullit është vënë re
se dhuna në paraburgime ka
ardhur në ulje, por është shtuar
shumë në komisariate. Për këtë,
ai fajësoi oficerët e policisë gjyqësore,
që ushtrojnë detyrën e tyre
në këto organe.
drës vendos të padisë në
Prokurori institucionin e
Avokatit të Popullit. Padia që
forcat blu të Qarkut të Shkodrës
kanë vendosur të ngrenë ndaj
Ermir Dobjanit, është: Ndërhyrje
e padrejtë në hetim dhe prishje të
hetimit. Akuzat dhe kundër
akuzat mes dy institucioneve,
njëri në mbrojtje të rendit dhe sigurisë
dhe tjetri në mbrojtje të të
drejtave të njeriut, filluan pak ditë
më parë, kur policia gjyqësore e
Shkodrës kishte shoqëruar për të
marrë në pyetje një 20-vjeçar. Por,
menjëherë ka ardhur edhe reagimi
i Avokatit të Popullit, i cili ka
deklaruar se kjo akuzë ndaj tij
është një budallallëk me brirë.
Sipas Avokatit të Popullit, mbi 20-
vjeçarin ishte ushtruar dhunë
nga dy oficerë të policisë gjyqësore.
Sipas Avokatit të Popullit, i
riu ishte rrahur dhe kishte shenja
të dhunës në trup dhe për këtë
kishte kërkuar dhe ndjekjen sipas
ligjit të dy oficerëve.
Nëpërmjet një deklarate për shtyp,
Drejtoria e Policisë së Shkodrës,
nga ana e saj, sqaroi pozicionin,
duke mohuar akuzën e
ushtrimit të dhunës mbi të shoqëruarin
dhe duke akuzuar
Avokatin e Popullit për pengim
hetimi. "Avokati i Popullit, Ermir
Dobjani, na prishi hetimet që po
bënim për zbardhjen e një ngjarjeje
të rëndë të ndodhur në vitin
1997. Zoti Dobjani dhe komisionerët
që e shoqëronin, ndërhynë
në mënyrë arbitrare në zyrat e
Policisë Gjyqësore", thuhet në
deklaratën për shtyp të policisë.
Në deklaratën për shtyp, policia
e Shkodrës theksonte se personat
e shoqëruar ishin pyetur konform
neneve 155, 160 dhe 297 të
Kodit të Procedurës Penale. Por,
në një prononcim të tij, Avokati i
Popullit e ka quajtur ndërhyrjen
e tij në Policinë e Shkodrës, si
shumë ligjore, ndërsa akuzën e
ngritur ndaj tij, si një gabim foshnjarak.
Madje, ai shtoi se me inspektimet
e fundit, nga zyra e
Avokatit të Popullit është vënë re
se dhuna në paraburgime ka
ardhur në ulje, por është shtuar
shumë në komisariate. Për këtë,
ai fajësoi oficerët e policisë gjyqësore,
që ushtrojnë detyrën e tyre
në këto organe.