E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, plagoset në lokal 27-vjeçari

• FIER - Një 27-vjeçar është qëlluar me tre thika pas një sherri dje në qytetin e Fierit. Lajmi konfirmohet nga burime pranë policisë së këtij qyteti.

Burimet bënë të ditur se Luli Dimo, është plagosur rëndë me thikë nga një person i paidentifikuar ende. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:30 të ditës së djeshme në lagjen “Afrim i Ri”. Sipas burimeve, 27-vjeçari ka qenë duke pirë në një lokal në Seman. Aty ka lindur një grindje mes tij dhe një klienti tjetër të lokalit. Autori në debat e sipër ka nxjerrë një thikë që kishte me vete dhe ka qëlluar tre herë mbi Dimon, duke e lënë atë të gjakosur përtokë. Pas krimit, ai është larguar më shpejtësi në drejtim të paditur. Personat që kanë qenë pranë kanë dërguar Dimon fillimisht në qendrën e spitalore të fshatit dhe më pas në spitalin civil të Fierit për një mjekim më të specializuar. Sipas mjekëve, gjendja e të plagosurit është kritike, për shkak të sasisë së madhe të gjakut të humbur.                  m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›