Kongresi heton kontraktorin e Pentagonit
• Kongresi amerikan do të shqyrtojë kontratën e diskutueshme me Pentagonit dhe një kompanie tregtare armësh, AEY, e cila sundoi faqet e para të gazetave në të gjithë botën gjatë ditëve të fundit.
Vëmendja e Departamentit Amerikan dhe mediave u tërhoq pas një artikulli investigativ disa mujor të gazetës prestigjioze “New York Times”, e cila zbuloi një skemë aktiviteti të paparashikuar për të gjitha vendet që kishin nënshkruar marrëveshje me këtë kompani, përfshi edhe Shqipërinë, nën vulën e sigurisë të paraqitur në kontratën e kompanisë AEY, e cila mbante siglën e Departamentit Amerikan të Mbrojtjes. Autoritetet federale po hetojnë një kontraktor të Mbrojtjes në Florida pasi pronari i saj i ri mund të akuzohet për krimin e furnizimit të armëve të vjetra kineze që ushtria amerikane ka dërguar për forcat afgane të sigurisë. Përveç hetimit të Departamentit të Mbrojtjes (DOD) dhe Agjencisë së Forcimit të Doganave dhe Imigrimit, një komision hetimi nga Kongresi do të organizojë një seancë mbi këtë çështje në prill mbi kontratën e debatueshme të 300 milionë dollarëve për armët mes Pentagonit dhe AEY. Ushtria amerikane e ka ndërprerë të martën kontratën ndërsa AEY dhe presidenti i saj 22-vjeçar, Efraim Diveroli nga Miami Beach, po hetohen për shitjen e municionit të prodhimit kinez, i cili është i ndaluar të tregtohet nga ligjet amerikane. Avokati i Diverolit tha se klienti i tij nuk mund të japë detaje mbi këtë çështje pasi kontrata është një projekt i klasifikuar nga Pentagoni. Një raport i “New York Times”, ka treguar se municioni për AK-47 dhe armë të tjera që AEY i ka shitur Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, i cili i ka porositur ato për forcat afgane të sigurisë ka ardhur nga Shqipëria dhe ishte i prodhuar në Kinë në periudhën nga viti 1962 dhe 1974, në kundërshtim me deklarata e Diverolit se burimi i ardhjes së këtij municioni që do të dërgohej në Afganistan ishte Hungaria, pra prodhimi ishte bërë në këtë vend në periudhën mes viteve 1965 dhe 1975. AEY është formuar në vitin 1999 dhe është kontraktuar në vitin 2004 për të furnizuar ushtrinë amerikane me një vlerë prej rreth 1 milion dollarëve në armë dhe municione. Vitin e kaluar, firma ka fituar të drejtën për të furnizuar me armë ushtarët dhe policinë në Afganistan të cilët luftonin kundër Al-Kaedës dhe talebanëve në këtë vend. Qeveria amerikane tashmë po kryen një hetim kriminal mbi akuzat se AEY., me dijeni ka mashtruar forcat e sigurisë afgane. Hetimet përfshijnë disa fotografi të municionit i cili ishte i paketuar në mënyrë të gabuar dhe të pasigurt, sipas dokumenteve të ushtrisë. Hetuesit e kriminalistikës ushtarake u dërguan për të mbikëqyrur pakot e municionit në janar, ku treguan paketimin në plastikë dhe kartonë si dhe vjetërsinë mbi 40 vjeçare të municionit, për më tepër të prodhuar nga Kina. nga këto akuza përfaqësuesit e AEY., mund të marrin nga pesë vjet burg.
Akuza Departamentit të Mbrojtjes
Shumë gazetarë amerikanë të të përditshmeve të ndryshme, por edhe zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit ngrenë pyetjet se si ka mundësi që Departamenti i Mbrojtjes ka nënshkruar një kontratë kaq të fuqishme me një 22-vjeçar i cili është pa përvojë ushtarake dhe tregtare në fushën e armëve. Çudia ishte se Efraim Diveroli që në vitin 2004 kur është kontraktuar nga Pentagoni ka nënshkruar rreth 150 kontrata, ndër të cilat ajo me vlerë më të madhe monetare ishte kjo e fundit me rreth 298 milionë dollarë.
Robert Stein, një analist i “The moderate voice”, ka ngritur zërin kundër këtij fenomeni duke kujtuar në vazhdimësi se njerëzit të cilët kanë dhënë siguri për kontraktonin mashtrues 22-vjeçar janë po ata që po i japin siguri Amerikës dhe botës për luftën kundër terrorizmit. Në një artikull të titulluar “Lufta ngjitëse kundër terrorizmit”, Stein shkruan se ‘Tregtarët e municioneve nuk janë ata që jemi mësuar të shohim dikur. Një shekull më parë, në “Major Barbara”, George Bernard Shaw na tregoi një Andrew Undershaft, një intelektual i cili filozofonte mbi luftën dhe varfërinë. Sot, ne kemi 22-vjeçarin Efraim Diveroli, i cili shet armë dhe municione të skaduara dhe që vazhdimisht arrestohet për dhunë në familje. Pas “hetimeve të vazhdueshme” nga “New York Times”, Ushtria më në fund e pezulloi kompaninë e tij AEY inc., nga kontrata të mëtejshme federale, pasi mësuan se Diveroli u kishte shitur municion kinez dhe e deklaronte atë të prodhimit hungarez. Kompania, e cila drejton nga një zyrë e panjohur në Miami Beach me një masazhier si zv/president, ka furnizuar me 300 milionë dollarë municione për ushtrinë dhe forcat policore afgane, pjesa më madhe e të cilave ishte më shumë se 40 vjet e vjetër nga rezervat e ish-bllokut komunist, përfshirë edhe një pjesë që Departamenti i Shtetit dhe NATO i përcaktuan si të pasigurta dhe shpenzuan miliona dollarë për t’i shkatërruar ato. Marrëveshjet e biznesit të Diverolit përfshijnë akuza me korrupsion në Shqipëri (ku një pjesë e municioneve shpërthyen këtë muaj), një kompani false në Qipro dhe trafik ilegal armësh në Republikën Çeke, e të gjithë këto u dërguan për luftën e aleatëve amerikanë kundër talebanëve me armë të pavlera e të rrezikshme. Eshtë konfirmuar fakti se lufta kundër terrorizmit po drejtohet nga njerëz që e garantuan Diverolin si një kontraktor të besueshëm armësh”.
Ekzaminimi i armëve
Gjatë luftës së ftohtë ushtria amerikane dhe shërbimet sekrete kanë studiuar armët sovjetike dhe kanë publikuar vëllime mbi ndërtimin e tyre, përdorimin dhe paketimin. volumet, shumë kohë në parë janë deklasifikuar dhe janë të vlefshme në shumë librar ushtarake. Por kur ushtria nis të blejë shumë ekuipazh edhe të rëndë nga blloku komunist, shumë kontraktorë nuk iu referuan më një informacioni të tillë dhe as standardeve të huaja për limitin e kohës dhe testet e sigurisë. Kontrata e AEY për Afganistanin nuk ka parashikuar asnjë limit moshe për municionin dhe as ka kërkuar që ai të testohet. Kjo do të thotë se edhe pse kompania e Diverolit ka shitur fishekë në mbi 40 vjet të vjetër, ajo nuk ka shkelur asnjë pikë të kontratës në këtë formë, kështu kanë deklaruar zyrtarët e ushtrisë. Reuben F. Johnson, një amerikan në Ukrainë që ka blerë pajisje nga blloku lindor për ushtrinë amerikane që në vitin 1999, tha se standarde të tilla tregonin inkompetencën e mbrojtjes.