E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vranë berberin, në burg tutori e prostituta

• TIRANE - "Burg pa afat" ishte masa e sigurisë që Gjykata e Tiranës vendosi dje për 37-vjeçaren vlonjate Albana Zenelaj dhe 38-vjeçarin nga

Dhëmblani i Tepelenës Petrit Zoto, të akuzuar por vrasjen e durrsakut Gëzim Shullani, më 4 mars të këtij viti. Trupi i pajetë i berberit durrsak u gjet pranë ish-ambasadës jugosllave në Tiranë, ndërsa plot tre javë më vonë pas hetimeve paraprake dhe pyetjes së dëshmitarëve policia arrestoi prostitutën dhe tutorin e saj të dyshuar si autorë të krimit që kishte si qëllim grabitjen e viktimës. Autorët e dyshuar i kanë vjedhur viktimës një pjesë të sendeve personale, si unazë, orë dhe një shumë parash prej 4 mijë lekë të reja, ndërsa dje nuk pranuan të jepnin shpjegime. Trupi pa jetë i viktimës është gjetur në vendin e ngjarjes mëngjesin e 4 marsit 2008. Dëshmitarët lajmëruan shërbimet e policisë të cilat shkuan në vendin e ngjarjes dhe gjetën kufomën e viktimës. Nga verifikimet e para u dyshua se vdekja e tij mund të kishte ardhur si pasojë e një ataku kardiak por autopsia zbuloi se shkak i vdekjes ka qenë dhuna e ushtruar ndaj viktimës me mjete të forta.                                          f.m.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›