Pa licencë, bllokohen lojërat e fatit
• BALLSH – Policia e Qarkut të Fierit ka sekuestruar një sallon bastesh në qytetin e Ballshit dhe ka ndaluar zotëruesin e tij.
Mësohet se nga uniformat blu është bllokuar aktiviteti i BET-07, një sallon i madh lojërash sportive në qendër të Mallakastrës. Sipas burimeve policore mësohet se kjo sallë ishte pronë e shtetasit Enver Selami i vitlindjes 1960, banor i Mallakastrës. Mbi 48-vjeçarin Selimi, rëndon akuza e “organizimit të lotarive të palicencuara”. Të gjitha pajisjet dhe kompjuterët që ndodheshin në ambientin e këtij lokali janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkaq është bërë në vend ndalimi i shtetasit Enver Selimi, mbi të cilin bie akuza ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm në rrethana rënduese duke abuzuar edhe me xhepat e qytetarëve, frekuentues të rregullt të këtij salloni bastesh. Një aksion i tillë vjen menjëherë pas atij të ditës së djeshme në Fier ku u mbyllën dhe sekuestruan 4 salla të mëdha lojërash fati.