Fier, po zvarritet legalizimi
• Mungesa e specialistëve dhe e fondeve, tjetërsimi i pronës, si edhe zgjatjet e proceseve gjyqësore për objekte me dy pronarë janë faktorët që po “zvarrisin” procesin e legalizimeve në Qarkun e Fierit.
FIER/ MAJLINDA RAMA
Drejtori i ALUIZNI-t, Edmond Numani, në një intervistë për “Panorama”-n shpjegon problemet që pengojnë procesin, duke bërë që vetëm 8 mijë objekte të merren në shqyrtim nga mbi 27 mijë të tilla.
Zoti Numani, pse po ndodh kjo vonesë procedurash në procesin e legalizimit të objekteve në Fier?
Eshtë e vërtetë që procesi i legalizimeve në Qarkun Fier ka pasur ritme të ngadalta dhe nuk ka qenë një proces i kënaqshëm. Ne gjendemi përballë faktit të mungesës së specialistëve në njësi vendore dhe për më tepër nuk ka fonde që të paguhen kostot e procesit. Në çdo njësi vendore aktualisht ka vetëm nga një punonjës, që në të shumtën e rasteve është i urbanistikës, dhe legalizimin e sheh si të dorës së dytë.
A kanë kërkuar kryetarët e komunave dhe bashkive të qarkut fonde për të ngritur grupe të specializuar, që të mund të përballojnë këtë proces?
Të gjitha njësitë vendore kanë kërkuar fonde, por e vetmja gjë që kemi bërë në ndihmë të tyre është vënia në dispozicion e grupeve tona të punës. Pra, ne kemi disa specialistë në drejtorinë e ALUIZNI-t, që i nisim për t’u ardhur në ndihmë komunave dhe bashkive, por puna është e madhe dhe nuk përballohet me gjashtë specialistë që kam unë sot në dispozicion. Ne kemi qenë në pritje të një ligji të ri, i cili na jepte ne si drejtori, për të gjitha qarqet, të tjera kompetenca në pikëpamjen e menaxhimit të fondeve dhe financave.
Pra, ju po thoni që ka qenë një “handikap” i ligjit të mëparshëm, që ua ka zbehur kompetencat financiare juve si drejtori rajonale?
Ka qenë një lloj varësie e drejtorisë sonë nga drejtoria e përgjithshme. Por kemi shpresa që ky ligj do të kalojë për miratim së shpejti dhe gjithçka do të jetë edhe në ndihmë të njësive vendore, që sot e kanë si utopi procesin e legalizimeve.
Si do të veprohet në rastet kur i njëjti objekt ka dy pronarë?
Shumë ndërtime dhe objekte të tilla janë në proces gjyqësor, pasi ligji e ka parashikuar qartë që në rastet e ndërtimeve që kanë më shumë se një pronar duhet të zgjidhet me gjyq problemi. Në Fier janë rreth 3 000 objekte të kësaj natyre.
Po përsa i përket rasteve të tjetërsimit të pronës. A do të merren masa ndaj abuzuesve?
Një tjetër faktor që ndikon në ngecje të procesit të legalizimit është edhe tjetërsimi i pronës. Shumë qytetarë kanë shkelur hapur mbi ligj duke e tjetërsuar tokën bujqësore në tokë truall. Për abuzuesit do të veprohet në bazë të të gjitha ligjeve në fuqi.
Zoti Numani kanë shpresë qytetarët që presin se shumë shpejt do t’i kenë të tyret këto prona me dokumente?
Kemi nisur një projekt me dy njësi vendore që të shohim si mund të ecet deri në fund të procedurës së legalizimit. Kemi zgjedhur dy zona që po i përdorim si zona pilote, Gllavenicën dhe Zhupanin. Janë rreth 4000-5000 objekte në këto dy zona që mendojmë se do t’i nënshtrohen procedurës së legalizimit. Në këtë mënyrë ne do të eksperimentojmë sa është kostoja financiare dhe ajo administrative.