Fier, pritet tjetër "furtunë" në polici
Priten lëvizje në radhët e policisë së Qarkut të Fierit. Konfirmohet zyrtarisht se një ekip i posaçëm, në përbërje të të cilit ka dhe përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është duke shqyrtuar të gjitha dosjet e punonjësve të policisë. Në kuadër të këtij procesi, që pritet të shoqërohet me lëvizje të mëdha në policinë e qarkut, dy ditë më parë kreu i Drejtorisë së Policisë së Qarkut, Shemsi Premçi, ka mbledhur krerët e komisariateve Fier, Lushnjë e Mallakastër si dhe të gjithë krerët e seksioneve të policisë për t‘u deklaruar se "në zbatim të një urdhri, të nisur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, do të nisë procesi i vlerësimit të dosjes së çdo polici, qoftë ky i rolit bazë, të mesëm apo të lartë".
Shprehimisht, Premçi mësohet të ketë thënë në këtë mbledhje se "do të shikohen dosjet e policëve për t‘u larguar menjëherë nga radhët e saj të gjithë ata që nuk përmbushin kriteret dhe për t‘u hapur rrugën efektivëve me dosje të pastra".
Në një prononcim për gazetën "Shqip", drejtori i Policisë së Fierit tha se afro 490 efektivët e policisë në shkallë drejtorie, efektivë të të gjitha gradave, do të plotësojnë një formular, që ka ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe pas plotësimit të formularit do të kryhet procesi i shikimit të dosjeve. Ata që nuk përmbushin kriteret, do të largohen. Premçi ka thënë më tej, për "Shqip", se është i vendosur për të denoncuar publikisht të gjitha rastet e policëve dhe oficerëve që kanë hyrë në radhët e policisë pa e merituar. Sipas drejtorit mësohet se nuk do t‘i shpëtojnë largimit nga policia edhe ata që kanë në dosje vërejtje, edhe pse mund të jenë me arsim të lartë. Procesi i plotësimit së këtij formulari vlerësimi do të përfundojë javën e parë të nëntorit dhe pritet që menjëherë më pas të nisë "pastrimi" i radhëve të policisë. Konfirmohet se kriteret, ku do të përqendrohet kontrolli i dosjeve është arsimi, trajnimi, vlerësimi në kurset kualifikuese, masat e vërejtjeve si dhe rezultatet në punë. Ajo që do të çmohet më shumë te një polic është figura pastër dhe arsimi.
Kreu i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, Kudret Strumi, sqaroi për gazetën se asnjë nga policët, që nuk ka marrë notë kaluese në kursin e kualifikimit, nuk do të vendoset në një gradë më të lartë. Ndërkohë, mësohet se pas përfundimit të kualifikimit, të gjithë efektivët që kanë marrë notë pakaluese do të largohen nga radhët e policisë.
Por ndërsa krerët e policisë flasin për një proces "pastrimi", të bazuar mbi parime të qarta, punonjësit e policisë i druhen një "spastrimi" në radhët e policisë.
Shumë punonjës police të tre komisariateve të qarkut thonë se kanë frikë se në emër të pastrimit do të zhvillohet në fakt spastrim. Mosbesimi i tyre ka ardhur si rrjedhojë e përvojës së hidhur me këto lloj "reformash". Shumë prej policëve të të gjitha gradave janë shprehur për "Shqip" se kjo "zhurmë bëhet që ne të ‘lëvizim‘, që do të thotë të riaktivizojmë miqtë dhe shpërblimet ndaj komisionit që po verifikon dosjet e policëve".
Proklamimi i procesit të pastrimit të radhëve të policisë nga të paaftët dhe nga shkelësit, sipas shumë uniformave blu të Fierit, është një proces që përsëritet para çdo fushate zgjedhore dhe pas çdo ndërrimi të drejtorit. Në fakt, drejtori i ri i Policisë së Qarkut, Shemsi Premçi, ka vetëm një muaj që ka ardhur në krye të kësaj drejtorie, ndërsa emërimet dhe largimet si dhe reforma në polici mbajti tjetër firmë, atë të paraardhësit të tij.